Venezuele nisme per te parandaluar kriminalitetin
Ushtarë dhe policë janë vendosur në rrugët kryesore të Karakasit si pjesë e një iniciative të përbashkët për të parandaluar kriminilatitetin. Presidenti venezuelian Nikolas Maduro ka publikuar skemën në fjalë duke e quajtur një bashkim ushtarak dhe civil. Venezuela renditet në vendin e pestë si një nga shtetet me përqindjen më të madhe të vrasjeve. Janë rreth 1200 ushtarë dhe 800 policë që do të marrin pjesë në programin “Një atdhe i sigurtë”. Maduro u shpreh se programi do të shtrihet në të gji ndërkohë që kritikët mendojnë se një iniciativë e tillë do të mundësojë shkeljen e të drejtave të njeriut.