E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuele vriten dy anetare te opozites

Dy mbështetës të opozitës janë vrarë në Venezuelë, një javë para zgjedhjeve presidenciale, që mendohen shumë të rëndësishme pas 14 vjetësh që postin e presidentit e mban Hugo Çavez. Ky është episodi më i rëndë i dhunës që nga fillimi i një fushata elektorale shumë të ndezur në një vend ku armët janë në duart e popullatës civile dhe ky niveli i kriminalitetit ka arritur majat. Ndërkohë që Henrike Kapriles ka reduktuar dhe diferencën nga lideri i revolucionit bolivian. Me një vizion qendror dhe liberal të politikës, përfaqësuesi i partisë Drejtësia e Parë, 40 vjeç, akuzon Cavez, një nga liderët më të kritikuar në botë, se bën premtime të rreme dhe se po shpërdoron burimet e naftës në vend. Cavez është treguar më i ashpër duke ofenduar rivalin e tij politik, dhe duke këmbëngulur se është shëruar nga tumori që e kishte goditur, duke u shprehur i vendosur për të marrë një mandat të ri prej gjashtë vjetësh. Por duke u bazuar në sondazhet, edhe pse deri diku kundërshtojnë njëri tjetrin, fitorja e tij në 7 tetor nuk duket dhe aq e sigurt. Investitorët e huaj shpresojnë që ai të humbasë, për ti dhënë fund kështu radikalizimit të pushtetit të tij, dhe që ka premtuar edhe më shumë socializëm në rast se do të rizgjidhet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›