E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanje protesta kunder masave te shkurtimit

Mijëra protestues  janë mbledhur ne Madrid gjate natës  për te denoncuar masat  shtrënguese të qeverisë Spanjolle. 
Edhe pse protesta ishte kryesisht paqësore dhe nuk janë shënuar te lënduar apo viktima, nuk kane munguar bombat molotov . Shkurtimet e shpenzimeve vazhdojnë te prekin  gjithnjë e me shumë  spanjolle  ndërsa protestuesit para parlamentit kanë kërkuar  largimin e qeverise se krahut te djathte .  Forcat policore kane qene ne gatishmëri ndërsa kane rrethuar godinen e parlamentit per te evituar incidentet. Mijëra protestues te mbledhur dhe nga qytete te tjera te Spanjës kane kundërshtuar ashpër ngritjen e taksave  dhe shkallen e larte te papunësisë në Eurozone . kjo ishte protesta e trete  Brenda 5 ditësh qe përfshin  rrugët e Madridit . Si pasoje  disa demonstrues mbeten te plagosur dhe dy persona janë arrestuar . Te premten, qeveria e kryeministrit Mariano Rajoy ka paraqitur  buxhetin e  2013.
Buxheti i ri tregon se nivelet e borxhit janë të vendosur të rritet vitin e ardhshëm, duke rritur presionin mbi qeverinë për të aplikuar për ndihmë. Ministri spanjoll I financave  Cristobal Montoro tha të shtunën se shkurtimet ishin të nevojshme për të lehtësuar tensionet e tregut dhe për të inkurajuar investitorët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›