E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan Partia ime model per myslimanet

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se partia e tij është bërë model për t'u ndjekur nga shtetet e tjera myslimane.
Në kongresin e AKP, Partia për drejtësi dhe Zhvillim, e cila ka shënuar tre fitore radhazi në Turqi, Erdogan ka folur për rrënjët islamike të partisë që ka dominuar dekadën e fundit në Turqi.
Të ftuar nderi ishin presidenti i Egjiptit, Muhamed Morsi, dhe ai i Kirgistanit.
Khaled Meshaal, lideri politik i Hamasit, tha në kongres se partia kishte treguar fytyrën e shndrritshme të islamit".

"Ju nuk jeni një lider vetëm në Turqi tani, ju jeni lidër në gjithë botën myslimane", i është drejtuar ai Erdoganit.
AKP ka fituar tre zgjedhje elektorale në Turqi, që nga viti 2002, duke i dhënë fund një historie të kupolave ushtarake dhe koalicioneve të brishta. Ajo ka kryesuar me një rritje të fortë ekonomike dhe një politikë të jashtme më agresive, duke kombinuar liberalizimin ekonomik me konservatorizmin fetar.
Megjithatë, kritikët e akuzojnë zotin Erdogan per një stil të politikës konfrontuese.
Kongresi tregon shtrirjen e ambicies politike e kryeministrit – thote korrespondenti i BBC . Udhëheqja e Turqisë nuk eshte e mjaftueshme për Erdoganin: ai dëshiron që vendi i tij të marrë një rol udhëheqës në të gjithë Lindjen e Mesme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›