Venger akuzon: “Lojtarët e mi po dëmtohen qëllimisht”

Arsen Venger akuzoi disa lojtarë kundërshtarë se janë duke dëmtuar seriozisht formacionin e tij, teksa Arsenali përgatitet të dyluftojë me Fenerbahçen në Ligën e Kampioneve. Arsenali ka një listë të gjatë dëmtimesh dhe përfundimisht do të luajë pa sulmuesin Emanuel Adebajor dhe mbrojtësit Emanuel Eboue dhe Uiliam Gallas në përplasjen e grupit G në “Emirates”, që mund edhe t’i sigurojë një vend në 16 ekipet më të mira.
Anësori Teo Uallkot gjithashtu është jashtë formacionit pas dëmtimit të tij në shpatull në humbjen 2-1 kundër Stok Sitit në Premier Ligë. “Kur unë dëgjoj njerëzit të thonë se ekipi im nuk është i zoti, mund të tregoj se lojtarët e mi janë të zotë”, - tha Venger gjatë një konference shtypi.
“Për mua ju keni në nevojë për më shumë kurajë të luani futboll kur dikush është duke ju goditur nga pas dhe nuk ka qëllim të luajë futboll, por vetëm me një qëllim vetëm t’u dëmtojë ju. Unë mund t’ju tregoj goditjet ku mund të provoj këto që jam duke thënë”. Venger pohoi se ai shpreson se Uallkot të jetë i gatshëm për ndeshjen e Premier Ligës kundër Mançester Junaitid të shtunën, ndërkohë që Gallas do të mungojë.
Fitorja e Arsenalit kundër vizitorëve të Fenerbahçes do ta çojë Arsenalin në kuotën e 10 pikëve kur do të mbesin edhe dy ndeshje për të luajtur, çka garanton edhe progresin për në raundin me eliminim direkt. “Sapo të kualifikohemi në Ligën e Kampioneve ne do të fokusohemi në Premier Ligë dhe kemi mundësinë të lëmë pushim disa lojtarë”, - tha Vengeri. “Është e rëndësishme të kualifikohemi sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi ne kemi pasur dy eksperienca të këqija kohët e fundit”.
E Marte, 30 Nentor 1999