E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela: “Defekti ynë, shpërqendrimi”

Energi Kotbusi i Ervin Skelës humbi në shtëpi 0-2 me Shalke 04, një ndeshje ku skuadra e shqiptarit edhe pse në avantazh numerik lojtarësh e humbi takimin. Revista “Kicker” në edicionin e saj në internet zhvilloi edhe një intervistë me fantazistin shqiptar. Ervin Skela pohon se skaudra e tij sërish do t’i rikthehet rezultateve pozitive. “Do të vijë sërish edhe fitorja”. Duket logjike. Por. “Me një ekip më të fortë”, -shton shqiptari. “Në ekip ka jetë. Në jemi ende një skuadër, duan apo nuk duan të tjerët”

Njëmbëdhjetë “Kotbuser” humbasin kundër dhjetë “Shalker”. Zoti Skela, a është kjo humbje veçanërisht e hidhur?

Po. Është e pabesueshme, thjesht e pakuptueshme dhe shumë nervozuese. Në luftojmë dhe vrapojmë, por sërish humbasin përmes situatave standarde. Kjo po ndodh pak si shumë në këtë sezon.

Ka shumë spekulime, se ekipi juaj nuk është si duhet plotësisht gati në anën fizike?

Nuk ka të bëjë aspak me lodhjen, ne i kemi përballuar mirë ndeshjet. Është më shumë një çështje përqendrimi. Duket qartë goditjet standarde, nëse nuk do të shpërqendroheshim, nuk do të mbeteshim në fund të takimit duarbosh.

E Hene, 03 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›