E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger kërkon të mbajë Fabregas

Trajneri i Arsenalit Arsene Wenger vazhdon përpjekjet per te mbajtur ne skuader kapitenin Cesc Fabregas, i cili kërkohet me ngulm nga Barcelona. Futbollisti, i cili u shpall kampion bote me Spanjen, eshte ne krye te listes se blerjeve te klubit spanjoll, por Venger ka bere te ditur se ai duhet te qendroje te Arsenali per te ndihmuar skuadren ne fitimin e titullit ne Premier Lige.

"Ne skuader ekziston nje atmosfere shume e mire dhe Cesc Fabregas mund te na ndihmoje ne te arrijme objektivat e sezonit. Tani ai eshte vetem 23 vjec dhe sapo ka fituar Kupen e Botes dhe mendon se me autoritetitn dhe eksperiencen qe ka fituar do te ndihmoje skuadren te fitoje titullin kampion”, ka thene Venger.

Ky i fundit ka refuzuar edhe oferten e fundit te Barcelones, e cila ka ofruar 29 milion paund per te patur shërbimin e nje prej talenteve te futbollit Boteror. Fabregas ka dale pikerisht nga akademia e klubit spanjoll përpara se te transferohej ne kampionatin anglez te futbollit. Tani Barcelona kërkon te riktheje perseri ne shtepi mesfushorin 23 vjecar, por Venger ka siguruar qe ai do te qendroje te Arsenali, te pakten edhe ne kete sezon.

“Une kam thene gjithmone se Cesc Fabregas do te vazhdoje te jete kapiteni i skuadres edhe per sezonin e ardhshem. Megjithe spekulloimeve dhe zerave te merkatos gjate kësaj periudhe asgje nuk ka ndryshuar”, ka bere te ditur Arsen Venger.

Fabregas kaloi te Arsenali ne vitin 2003 kur ishte vetem 16 vjec dhe qe atehere ka luajtur 267 ndeshje me skuadren angleze duke shenuar 48 gola ne te gjithe kompeticionet.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›