Konflikti PD-Topi për Kushtetuesen, Godo: Vendimi të mos jetë i nxituar
Do të ishte i dëmshëm për politikanin Sabri Godo, cdo lloj aksioni nga ana e maxhorancës për të detyruar presidentin të zgjedhë nxitimthi kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. Duke theksuar se nuk ka shkelje të ligjit themeltar të shtetit, republikani i bën apel të djathtëve të respektojë afatin e dhënë nga Bamir Topi për të plotësuar rradhët e Kushtetueses.
“Maxhoranca, kuptohet nga vetë termi ‘maxhorancë’ ka fuqi për shumë gjëra. Mund të thërrasë edhe një mbledhje të posaçme të kuvendit sepse ka shumicën e votive. Në këtë rast do të më dukej një acarim I panevojshëm në kulmin e vapës. Në vend që ta bëjmë këtë në 15 gusht le të presim në ditët e para të shtatorit” tha Godo.
Po ashtu, Sabri Godo i sheh arsyet e vonesës se dekreteve të kreut të shtetit, që për të nuk janë shkelje kushtetuese në burokracinë me të cilën trajtohen. Por në cilësinë e politikanit të vjetër ai nuk kursen një këshillë për presidentin.
“U krijua artificialisht, më tepër për shkak të procedurave burokratike. është mirë të bëjë këshillime paraprake me kryetarët e grupeve parlamentare kur çon propozimet në kuvend që të mos ndodhet pastaj para befasive që tia rrëzojnë kandidaturat” tha Godo.
Një ditë më parë gjatë një interviste për Alsat, përfaqësues të Partisë Demokratike paralajmëruan se do të ndërrmarin hapa konkretë për të detyruar presidentin të propozojë kreun e ri të kushtetueses para shtatorit.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 31 korrik 2010 ) < I mëparshmi