Zjarret ne Rusi, 25 viktima. Gjendje e jashtëzakonshme në 23 rajone

Në Rusi rritet numri i viktimave të zjarreve që ditë pas dite shkrumbojnë mijëra hhekltarë tokë. Zyrtarët rusë njoftuan se bilanci i viktimave ka shkuar në të paktën 25 të vdekur, dhjetëra të intoksikuar e qindra banesa të rrënuara plotësisht. Zyrtarët e emergjencave thanë se temperaturat tejet të larta kanë ndihmuar ne ndezjen e zjarreve që kanë djegur rreth 866 km katrorë, duke detyruar mijëra njerëz që të zhvendosen nga banesat e tyre.
Ata thonë se zjarrret më shkatërrimtare kanë goditur zonat pranë qytetit Voronezh, rreth 480 km në jug të Moskës, ku flakët kanë detyruar autoritet që të evakuojnë 900 pacientë të një spitali si dhe 1,200 fëmijë që ishin në një kamp veror. Gjithë gjithë numri i të evakuuarve shkon në 238.000 ndërsa të pastrehët përllogariten në te pakten 2178.
Kryeministri i vendit Vladimir Putin ka premtuar kundërpërgjegjie të shpejtyë dhe efikase ndaj kësaj situate dramatike e ka urdhëruar ministrin e mbrojtjes që të angazhojë të “gjitha forcat e duhura” për të ndihmuar shuarjen e flakëve. Presidenti i Dimitri Medvedev ka urdhëruar angazhimin e ushtrisë ndërsa ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 23 rajone. < I mëparshmi