E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger në sulm: Futbolli po kthehet në regbi

ANGLI- Trajneri i Arsenalit Arsen Venger ka përsëritur akuzat e sezonit të shkuar në lidhje me ndërhyrjet e rënda në futboll, që sipas tij rrezikojnë futbollistët e talentuar. Duke folur në një konferencë shtypi përpara nisjes për në transfertën e Blekbërnit, tekniku francez i Topçinjve deklaroi se futbolli shumë shpejt do të kthehet në regbi në rast se nuk do të ndryshojnë rregullat për ata që bëjnë ndërhyrje të rënda.

“Javën e shkuar pashë disa foto të ndërhyrjeve të rënda dhe mund të them se ky nuk është më futboll, por regbi, - u shpreh Venger, i cili më pas kujtoi golin e Stokes ndaj Totenhemit javën e shkuar. – Kur shikon Shokros të Stokes që godet Gomeshin dhe e shtyn atë në rrjetë, mund ta kuptosh se ky nuk është më futboll”, shtoi francezi. Më pas Venger prezantoi edhe blerjen më të re të Arsenalit, mbrojtësin Sebastian Skilaçi, i cili u mor nga Sevilja për të përforcuar repartin më problematik të Topçinjve, mbrojtjen.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›