E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohet database per Monumentet e Kultures

Ministri Pango me ndihmen e Bashkimit Evropian krijon nje database me nje shtrirje gjeografike nga veriu ne jug, duke perfshire Butrintin, Gjirokastren, Durresin, Beratin, Shkodren, Korcen, Fierin, Tiranen

Ka qene enderr, por duket si nje nga punet me te mira gjate mandatit te Ministrit Pango. Per here te pare nen kujdesin e vecante te Ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Z. Ylli Pango dhe mbeshtetjes se Bashkim Evropian krijohet database i monumenteve te kultures, nje nga arritjet me te fundit te institucionit qendror te kultures ne vend, citohet zyra e shtypit te kesaj ministrie.

Shume shpejt database do te jete online edhe ne faqen zyrtare te mtkrs.gov.al. Krijimi i ketij sistemi te dhenash do te mundesoje reduktimin e kohes per te gjithe te interesuarit per monumentet e kultures, monumente te te gjitha kategorive, informacione te detajuara per to si dhe vendndodhjen e tyre.

Ky database do te perfshije:

1. monumentet e kultures te ndara sipas rretheve.

2. ne te do te perfshihen te gjitha detajet dhe specifikat e tyre.

3. parqet arkeologjike.

4. zonat arkeologjike dhe Qendrat Historike.

Jane me mijera monumentet e kultures qe do behen pjese e ketij sistemi te dhenash, me nje shtrirje gjeografike nga veriu ne jug, duke perfshire Butrintin, Gjirokastren, Durresin, Beratin, Shkodren, Korcen, Fierin, Tiranen etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›