Vengeri injoron Realin
Manuel Pelegrini duket se i ka ditët e numëruara në krye të stolit madrilen, sidomos pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Prandaj, drejtuesit e klubit kryeqytetas janë vënë në kërkim të zëvendësuesit të trajnerit kilian dhe një prej alternativave është francezi i stolit të “Topçinjve”, Arsen Venger.
Venger kërkohet prej mëse një viti nga drejtuesit e “galaktikëve”, por vetë trajneri francez ka përjashtuar çdo mundësi për një transferim në “Santiago Bernabeu”. “Do respektoj kontratën me Arsenalin dhe do qëndroj deri në vitin 2011. Asgjë tjetër veç kësaj nuk ka për të ndodhur”, pohoi numri një i stolit të ekipit londinez.