E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitezi pranon krizën e Liverpulit

Tabloidi britanik “Daily Mirror” raporton se spanjolli i stolit të Të Kuqve ka kërkuar një takim me futbollistët për të diskutuar mbi situatën ku ndodhet skuadra. Benitez theksoi se tre muajt e ardhshëm janë vendimtarë për fatet e këtij sezoni dhe gjithashtu shprehu shqetësimin e tij për sjelljen e disa prej lojtarëve më të mirë të ekipit.

“Nuk është mirë kur futbollistët e mi shfaqin zhgënjimin e tyre me anë të veprimeve të pahijshme. Kjo nuk më pëlqen. Por ajo që ka më tepër rëndësi në këtë periudhë është të përmirësojmë lojën dhe rezultatet tona dhe kjo varet nga secili prej lojtarëve”, pohoi 47-vjeçari.

Ai kërkoi të tjera investime për skuadrën, në mënyrë që të rritet niveli i lojës. Sipas Benitezit, situata e vështirë financiare ka bërë që të gjithë të qëndrojnë në pritje të ndodhë diçka, megjithëse qëllimi kryesor për momentin është që futbollistët të përqëndrohen vetëm në ndeshjet e radhës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›