E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vritet me automatik një biznesmen

Një biznesmen ndërtimi është ekzekutuar nën sytë e së shoqes dhe fëmijëve. Ngjarja ndodhi në lagjen “Parash” të qytetit verior.

Viktima është shtetasi Astrit Neshnuni, 45-vjeç, i cili është nxjerrë nga makina e tij dhe është qëlluar me breshëri automatiku.

Neshnuni ishte pronar i disa lokaleve në Shkodër, ndërkohë që ishte edhe ndërtues. Ende janë të paqarta motivet e ngjarjes dhe policia nuk ka ende hipotezat e para.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›