Venitja e sheshit “Tahrir”/Ja se si i shteroi fuqitë revolucioni egjiptian
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Egjipt i nxori nga funksioni kandidatët revolucionarë dhe popullorë. Mundësitë e vetme janë përfaqësuesit e regjimit të vjetër - Vëllazëria Myslimane dhe ushtria, që kanë luftuar për pushtet prej më shumë se gjysmë shekulli
Nga Ashraf Khalil
(Foreign Affairs)
Ka periudha kohe kur Sheshi Tahrir në Kajro ngjall shpirtin evolucionar, kur turmat mbushin çdo cep dhe ulërimat e tyre tundin ndërtesat përreth. Një moment i tillë ishte dy të diela më përpara, kur Sulltani Faruk, kreu i Komisionit të Zgjedhjeve Parlamentare (PEC) deklaroi se Muhamed Mursi kishte fituar presidencën egjiptiane. Sheshi Tahrir u mbush si ato ditët e revolucionit 16 muaj më parë.
Por në ditët e tjera, sheshi Tahrir ka tjetër pamje. Gratë janë të pakta. Politikisht, sheshi Tahrir u kthye në një fushëbetejë burokratike.
Ngritja formale e Mursit në presidencë po sjell një zhvendosje të përkohshme në taktikat e Vëllazërisë, në procedurat juridike dhe në negociatat private. Si pasojë, domethënia emocionale dhe strategjike e Sheshit Tahrir pjesërisht e ka humbur shkëlqimin. Për këdo që ka marrë pjesë në revolucion, do ketë hapësira për shpresën dhe triumfin. Por shumë nga këta revolucionarë kanë kaluar vitin që kaloi pikërisht në atë shesh.
Për ata që mbushnin sheshin: kundërlaicistët, islamikët, gratë, kjo është një kujtim i së kaluarës tashmë. Turmat gjatë këtyre 2 javëve të fundit përbëheshin kryesisht prej islamikëve dhe meshkujve, që ishin një lloj kombinimi i Vëllazërisë Myslimane dhe Salafistëve, bashkë me disa grupe revolucionare laike, siç ishte edhe grupi i Lëvizjes së 6 prillit. Falë një kombinimi të rraskapitjes prej politikës së rrugës dhe zhgënjimit me progresin e revolucionit, si dhe antipatisë kundrejt Vëllazërimit, shumë nga revolucionarët e parë janë mërzitur tashmë dhe nuk kanë për të shfaqur përkrahjen e tyre, duke qëndruar në Sheshin Tahrir.
Kontingjenti joislamik revolucionar është ndarë në 3 kampe - bojkotuesit, zhvatësit e votës dhe ata që votuan për Mursin, vetëm që të mos fitonte kryeministri Ahmed Shafiq, që do të risillte epokën e Mubarakut. Shumë nga bojkotuesit dhe disa zhvatës të votave nuk janë nxitur që të bëhen garantë mes Vëllazërisë dhe SCAF. Shumë të tjerë kanë dashur që të dy palët të humbnin.
Disa mendojnë se ngurrimi është një gabim strategjik, një vendim që i mungon maturia politike. “Disa Tahrisistë tradicionale e ndjejnë së sheshi tashmë zotërohet prej Vëllazërisë” thotë Khalil, një activist socialist, që përkrahu Mursin në Tahrir dhe i nxiti miqtë e tij të bënin të njëjtën gjë. “Është budallallëk që disa revolucionarë thonë ‘Kjo lojë i takon Vëllazërimit’”. Për Khalil, fitorja e Mursit tregoi që Tahriri është ende i përshtatshëm (për politikën e rrugës përgjithësisht). “Tahrir është ende një simbol i betejës” thotë Kahlil. “Për ne do të mbetet gjithnjë si vendi i mbledhjeve tona”.
Khalil e bën të qartë se përkrahja e tij për Mursin kushtëzohej nga politikat e presidentit të ri. Për të dhe për shumë të tjerë, presidenti do të ketë hapësira veprimi duke eliminuar sa më shumë gabimet. Nëse Vëllazëria nis të stabilizojë disi marrëdhëniet e saj me ushtrinë, ashtu siç presin pothuaj të gjithë, Sheshi Tahrir ka për t’u mbushur sërish me protestues.
Është e vështirë të mos e pranosh se sa i veçantë ishte Sheshi Tahrir në fillim të vitit 2011. Nga momenti që protestuesit nisën të mbushnin hapësirën e sheshit më 28 janar, ai u bë një lloj mini-shteti utopik.
Protestuesit me pikëpamje politike të kundërta dhe në rrethana shoqërore kombinoheshin për të krijuar një vend kampi funksional e të civilizuar.
Kur ish-presidenti Mubarak ra nga froni, ndryshoi gjithçka. Sulmi mbi gazetaren e CBS, Lara Logan ishte një lloj paralajmërimi për dhunën kundër grave. Një tjetër pushtim në korrik 2011, ku kërkohej një afat për tranzicionin dhe për fundin e gjyqeve ushtarake për civilët, përfundoi me një dështim përçarës.
Shpërthyen tensionet mes grupeve të ndryshme revolucionare. Në muajin nëntor dhe dhjetor dy përplasje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve të sheshit Tahrir detyruan SCAF të përshpejtonte afatin për zgjedhjet presidenciale dhe të bëheshin ndryshime në pushtet. Konfliktet dëmtuan edhe guximin që mbizotëronte në shesh, duke ngritur në këmbë dinamikat e brendshme të revolucionarëve laikë dhe duke nxitur një debat për lirinë dhe efektshmërinë e mobilizimit të Tahririt.
Gradualisht, Tahriri u bë një vend më pak miqësor, por i zymtë.
“Nga korriku i vitit 2011, Tahriri u bë më agresiv” thotë Heba Morayef, një studiues egjiptian për të Drejtat e Njeriut. “Një pjesë e problemit është ngurrimi për të folur rreth dhunës kundër femrave, sepse lidhet me delegjitimetin në sheshin Tahrir”. Pas 16 muajsh, sulmuesit e panjohur të Tahririt sulmuan dy rreshta ku marshonin gra të ndryshme, të cilat protestonin kundër ngacmimeve seksuale. “Ka shumë aktiviztë që identifikohen si aktivistë rruge dhe besojnë te rruga dhe për ta Tahrir është ende një vend ku bëhet thirrje kundër padrejtësive”, thotë Morayef. “Ky grup ka shumë të ngjarë që ta shohë Vëllazërinë Myslimane duke tradhtuar revolucionin. Kur Mursi të marrë ndonjë vendim që ata nuk e pëlqejnë, keni për t’i parë ata nëpër rrugë”.
Pavarësisht të gjitha traumave të vitit të kaluar, Sheshi Tahrir ende ka potenciale emocionale dhe politike. Në një farë mënyre, sheshi është i destinuar të mbushet. Merrni parasysh atë që ndodhi natën e së dielës së kaluar në pallatin presidencial në Heliopolis. Një turmë e zhurmshme prej 1500 vetësh mbante nëpër duar postera me martirë revolucionarë. Ata brohorisnin: “Poshtë regjimi ushtarak!” Problemi është se mund të kthehen të gjithë në qendër të qytetit.
Përktheu Rudina Dahri