E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci tjeter viktime nga gripi i derrit

Një tjetër viktimë është regjistruar në Kroaci nga virusi A/H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kroate, sipas të cilave 55-vjecari ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në një spital të Zagrebit.

Sipas burimeve, bashkë me këtë rast shkon në dy numri i viktimave të virusit A/H1N1 në shtetin ballkanas.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në spitalet e vendit regjistrohen përditë të sëmurë me simptomat e gripit.

Ministri Darko Milinovic ka ftuar qytetarët që t’i nënshtrohen vaksinimit për të shmangur rrezikun e përhapjes së virusit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›