Riorganizimi i PS, mblidhet sot Asambleja Kombëtare
TIRANE – Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare, ku do të analizohet ecuria e punës për zgjedhjet në 117 njësitë vendore në gjithë vendin. Njëherësh do të bëhet dhe një bilanc i detyrës së lënë për shtimin e anëtarësisë me të rinj dhe të reja.
Asambleja do të informohet në lidhje me përfundimin e procesit të riregjistrimit të anëtarësisë së PS në të gjithë vendin, një proces që do të sjellë dhe krijimin e një database për ta përdorur më pas për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
Nga ana tjetër, në këtë mbledhje të radhës të Asamblesë së PS-së do të diskutohet në lidhje me përgatitjet e Partisë Socialiste për sfidën elektorale të vitit të ardhshëm, pasi është deklaruar se periudha deri në zgjedhje do të cilësohet një vit elektoral.
Kryetari i PS-së, Edi Rama do të çelë punimet e Asamblesë dhe më pas do ketë një raport të sekretarit organizativ Blendi Klosi. Ilir Beqja do të diskutojë për programin, ndërsa Erjon Veliaj do të informojë për rininë dhe organizimin e FRESSH-it.
(er.nu/news24/BalkanWeb)