Prokuroria, ekspertizë rrobave të Viktor Gushit, ndihmë për vërtetimin e akuzave
TIRANE - Rrobat që serial-killeri Viktor Gushi mbante veshur ditën e vrasjes së arkëtares së bankës NBG, Leonora Kaloçi dhe plagosi rojën Skënder Elmazi, janë dërguar për ekspertim në laboratorin shkencor të policisë.
Lajmi konfirmohet nga zyrtarë të Prokurorisë së Tiranës, të cilët kanë firmosur urdhrat për ekspertimet. Zyrtarët bënë të ditur se për ekspertim janë dërguar edhe disa bluza dhe pantallona të Viktor Gushit, që ai është shprehur vetë se i ka përdorur në ngjarjet kriminale ku ka shkrepur armën, duke ekzekutuar apo lënë të plagosura, punonjëset e bankave apo filialeve të postave, kudo ku arkëtoheshin para.
Shpresa më e madhe e hetuesve është se në rrobat e 44-vjeçarit, i cili me krimet e tij tronditi mbarë opinionin, të gjenden shenja plotësuese, që në fakt do të provonin shkencërisht krimet e rënda të kryera prej tij.
Në krimin e 27 marsit 2012, kur tentoi të grabiste NGB, Viktor Gushi vetëm sa i kishte hequr rrobat nga trupi dhe i kishte hedhur në një cep të shtëpisë së marrë më qira në zonën e Don Boskos. Ndaj, në këto kushte ekspertët mund t'i gjejnë provat plotësuese, siç është baruti, për shkak se ai qëlloi me armë duke plagosur rojën dhe vrarë arkëtaren.
Sa u përket ngjarjeve të ndodhura më herët, ka shumë pak gjasa të gjenden njolla të gjakut, apo faktorët plotësues, por gjithsesi bluzat e fierakut do të ekspertohen. Gjithashtu, ekspertët kriminalistë kanë marrë në duar dhe kapuçin që Viktor Gushi mbante në kokë ditën e vrasjes së Leonora Kaloçit, kapuç të cilin ka pohuar se e ka përdorur dhe në rastet e tjera kur ka kryer krime, mes të tjerash dhe vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj.
(per me teper lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)