E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, temperatura të ulëta, dallgët 3-4 ballë

DURRES- Moti i paqëndrueshëm dhe temperaturat e ulta do të shoqërojnë sot kushtet atmosferike në gjirin detar të Durrësit-bënë të ditur burime nga kapiteneria e portit.

Sipas burimeve gjatë natës ka patur një qetësim të kushteve detare. Pas një jave të vështirë për lundrimin e motopeshkatoreve, anijeve dhe trageteve sot paradite tragetet e linjës Bari – Durrës "Rigel", "Riviera adriatica" dhe "MF Ankara" kanë mbërritur normalisht në qytetin bregdetar.

Era sot do të ketë drejtimin veri-verilindje me shpejtësi nga 6-8 m/sek. Temperaturat e ajrit në mesditë pritet të arrijnë vlerat maksimale 8-9 gradë Celsius, duke shënuar një ulje prej 2-3 gradë në krahasim me ditën e shtunë. Valëzimi brenda gjirit të Durrësit parashikohet të ketë forcën 2, ndërsa në det të det të hapur nga 3-4 ballë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›