Ronaldo thyen rekordin e Pushkashit
Pas 4 golave të shënuara të shtunën që shkoi ndaj Seviljes, Kristiano Ronaldo ka shënuar 3 të tjerë të martën mbrëma ndaj Getafes. Ky ishte tregolëshi i gjashtë këtë sezon në La Liga për yllin portugez, një shifër të cilën nuk e kishte arritur asnjë futbollist në histori të kampionatit spanjoll. Ai shënoi një gol me të djathtën, një me të majtën, një me kokë, duke arritue prefeksionin në një mbrëmje.. Kështu shkruajnë mediat spanjolle për ish-futbollistin e Mançester Junajtidit. Këta tre gola i kanë shërbyer për një objektiv të dyfishtë. I pari ishte se iu afrua edhe më tej rivalit të madh, Leo Mesi, që ka shënuar 52 gola këtë sezon, 3 më shumë se portugezi. Ky i fundit udhëheq megjithatë në La Liga ndaj argjentinasit, 36 me 31. Ndërkohë, objektivi i dytë ishte ai i mposhtjes së rekordit historik të madrilenëve. Asnjë futbollist nuk e ishte kaluar kurrë rekordin e legjendës Ferenc Puskas, i cili në sezonin 1959/60 shënonte 47 gola. Këtë e arriti të martën mbrëma mesfushori ofanziv portugez, i cili arriti në kuotën e 49 golave në sezon, në të gjitha kompeticionet.