E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton:E ardhmja e Kosovës do të varet nga vetë ajo

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka mbrojtur punën që ka bërë BE-ja në Kosovë dhe përgjigjet gjithashtu ndaj disa kritikave për misionin e EULEX-it.
 

Sipas saj gjatë vitit 2011, BE-ja ka krijuar një kornizë për ecjen përpara të Kosovës, por gjithçka do të varet në vitin 2012 nga vetë Kosova.
 

Ai gjithashtu ka vlerësuar rezultatet e Serbisë dhe shpreh bindjen se ajo shpejt do të marrë statusin e kandidatit, por pret më shumë rezultate edhe në dialog, sikurse edhe zbatim të marrëveshjeve të arritura deri më tani.
 

Rreth dallimeve brenda BE-së për statusin e Kosovës, Ashton në përgjigjen e saj në një mënyrë dëshmon se asgjë nuk ka ndryshuar që nga pranvera e vitit 2008, duke thënë se “kjo është çështje sovrane e vendeve individuale anëtare”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›