E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut: Mos prisni ndryshime

Mesazhi vjen në një komunikatë të publikuar nga media shtetërore, e cila i është atribuuar Komisionit Kombëtar të Mbrojtjes.

“Deklarojmë me solemnitet dhe me vetëbesim se politikanët teveqelë anekënd botës, përfshirë edhe grupin kukull të Koresë së Jugut, nuk duhet të presin ndryshime nga ne”, thuhet në komunikatë.

Kim Jong-il ndërroi jetë me 17 dhjetor si pasojë e një ataku në zemër, raportoi media shtetërore. Ai udhëhiqte Korenë e Veriut që prej vdekjes së të atit, Kim Il-sung në vitin 1994. Gjatë udhëheqjes së tij, Koreja e Veriut kreu dy teste bërthamore.

Pas vdekjes së Kim Jong-ilit, djali i tij I tretë, Kim Jong-un, është emëruar “lider supreme i partisë, shtetit dhe ushtrisë”./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-30 09:35
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›