E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerët shqiptarë sulmojnë faqen e presidentit të Malit të Zi

Faqja zyrtare e internetit e presidentit malazias, Filip Vujanoviç është sulmuar nga hakerat shqiptarë, njoftuan nga presidenca në Podgoricë.

Në faqen zyrtare janë vendosur flamuri kombëtar shqiptar dhe fjalët "Shqipëri Etnike", "Shqiptarët nuk janë terroristë por viktima" si dhe muzikë kombëtare.

Hakerat gjithashtu kanë kërkuar të drejtat e shqiptarëve në Malin e Zi si dhe mesazhin që Tuzi të bëhet komunë e pavarur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›