Vepër penale ndërhyrja në rrjetin elektrik
Cdo ndërhyrje në rrjetin elektrik konsiderohet vepër penale dhe nuk ndërshkohet më vetëm me gjobë por edhe do të dënohet penalisht. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes nënshkroi me Policinë e Shtetit marrëveshjen e bashkëpunimit.
TIRANE- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes nënshkroi me Policinë e Shtetit marrëveshjen e bashkëpunimit për penalizimin e subjekteve që ndërhyjnë në rrjetin elektrik. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i OSSH-së, Sahit Dollapi dhe drejtori i policisë, Ahmet Premçi. Në bazë të kësaj marrëveshje policia do të ndihmojë në zbatimin e ndryshimeve që qeveria i ka bërë Kodit Penal, ku cdo ndërhyrje në rrjetin elektrik konsiderohet vepër penale dhe nuk ndërshkohet më vetëm me gjobë. Marrëveshja e bashkëpunimit mes Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe Policisë së Shtetit do të jetë e vlefshme edhe pas privatizimit të kompanisë.
(s.g/ BalkanWeb)