E Diel, 1 Nëntor 2026

PS kallëzim penal ndaj policit, iu drejtua me armë të rinjve

Selia e Partisë Socialiste

Partia Socialiste ka kryer një denoncim për  efektivin e policisë Shkëlqim Ismaili, pasi i ky i fundit ka nxjerrë armën ndaj disa aktivistëve të saj.

Gjatë  aktivitetit për anëtarësimet e reja në PS, në  zonën tek  ish-fusha e aviacionit, ka pasur tension mes policisë dhe disa të rinjve socialistë.

Sipas Partisë Socialiste efektivët e policisë kanë reaguar ashpër ndaj të rinjve duke i etiketuar si komunist, ndërsa në një moment sipas po të njëjtave burime efektivi Shkëlqim Ismaili ka nxjerrë armën.

Kjo ka sjellë si pasojë dhe reagimin e të rinjve duke shkaktuar një situatë tensioni. Më pas policia ka shoqëruar disa të rinj në komisariatin numër 2.

Deputetët e PS, Sajmir Tahiri dhe Vasilika Hysi janë drejtuar pas incidentit komisariatit numër 2 Tiranë, për të kërkuar lirimin e të rinjve dhe për të bërë kallëzim penal ndaj efektivit të policisë Shkëlqim Ismaili, ndërkohë që disa të rinj po protestojnë para komisariatit për arrestimet. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›