E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vepra e Ibrahim Kodrës ekspozohet në Gjermani

Në muzeun “Oberhessit” në Giesen të Gjermanisë është hapur ekspozita e piktorit shqiptar Ibrahim Kodra. Një ceremoni u zhvillua me këtë rast, ku morën pjesë përfaqësues të Ambasadës Shqiptare në Gjermani, por dhe asaj të Kosovës. Interesante ishte zgjedhja e organizatorëve për të sjellë në këtë ekspozitë edhe interpretimin në fizarmonikë të muzikantes bullgare Veronika Todorova, por dhe prania aty e Fatos Fazliut, i cili drejton fondacionin “Kodra” në Milano dhe e Nikita Shishkof i fondacionit “Kodra: në Lugano të Zvicrës. Veprat më të njohura të kubistit Kodra në këtë ekspozitë ishin: “Kompozicioni”, “Muzikantët”, “Lufta për pushtet”, “Lufta për paqe”, “Shqipëria fantastike” etj. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 3 prill. Kjo ekspozitë u çel në kuadër të 5-vjetorit të vdekjes së piktorit, pas ekspozitave të hapura në Milano, Shtutgart, Zyrih, Tiranë dhe Prishtinë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›