“Falja e Gjakut”çmim special nëBerlinale
TIRANE-Dje në orët e vona të mbrëmjes filmi shqiptaro- amerikan që trajton gjakmarrjen “Falja e gjakut” ka marrë çmimin Special të Berlinales. Ndërkaq, filmi “Aministia” i Bujar Alimanit mori çmimin “C.I.C.A.E.” Këto vlerësime janë dhënë nga juria e pavarur. Nderkohe ka qene nje film iranian qe fiton "Ariun e Artë" . Filmi "Nader dhe Simin, ndarja" trajton konfliktet mes normave strikte fetare dhe jetës moderne në Iran. I njëjti ka fituar edhe "Ariun e Argjendtë" për aktorët më të mirë - mashkull dhe femër. Cmimin për skenarin më të mirë e kanë fituar Xhoshua Marston dhe Andamio Murataxh me filmin "Falja e gjakut".
"Falja e Gjakut"
“Për mua, filmi është një histori rreth konfliktit mes brezave, veçanërisht në një shoqëri që po përjeton periudhën e tranzicionit", - ka thënë Marston në një konferencë shtypi në Berlin. Teksa foli për filmin e tij "Falja e gjakut", që ka marrë jetë në Shqipëri ashtu sikundër trajton një histori shqiptare, ai i është përgjigjur interesit të medias së huaj mbi filmin e Shqipërinë. "Kanuni nuk është përdorur dhe aq shumë këto kohë, po ka ende familje që janë shumë të lidhura me të. Është diçka që i takon së kaluarës", - tha ndër të tjera aktori Tristan Halilaj. Ndërkohë që filmi është pritur mirë në shfaqjen për shtypin, siç raporton AFP, regjisori Joshua Marston ka vënë theksin tek fakti që ai nuk ka dashur të dëmtojë imazhin e vendit tonë duke folur për gjakmarrjen. "Dua të përsëris që të jem i qartë. Nuk është një film që përpiqet ta tregojë Shqipërinë si një vend mesjetar. Përkundrazi, po përpiqem të them se Shqipëria është një vend modern që po kalon kohë të vështira", - tha Marston duke iu përgjigjur interesit të medias. "
Joshua Marston, në filmin e tij të dytë artistik trajton pasojat sociale të gjakmarrjes në veriun e Shqipërisë. Pasoja, të cilat ashtu si edhe vetë fenomeni, janë më se komplekse. Niku, një 17- vjeçar nga veriu i Shqipërisë, është në klasën e fundit të gjimnazit. Ai ka rënë në dashuri me një vajzë dhe ëndërron që me të mbaruar shkollën të hapë një kafene me internet. Edhe Rudina, e motra, e cila është 15-vjeçare, ëndërron të vazhdojë universitetin kur të përfundojë gjimnazin. Por befas ndodh diçka që do t'ua ndryshojë jetën dy të rinjve. Familja, pas një grindjeje të ashpër për tokën kryen një vrasje. Niku dhe Rudina bien në rrethin vicioz të gjakmarrjes. Ndërsa Niku, i cili sipas kanunit duhet të rrijë i ngujuar, bie në depresion, Rudina, e cila merr në dorë biznesin e të atit, sa vjen e forcohet.
Joshua Marston nuk donte të bënte një film për gjakmarrjen, por për konfliktin mes të resë dhe të vjetrës. "Për mua është një histori për konfliktet ndërmjet brezave, të resë dhe të vjetrës".
Regjisori iranian, Asghar Farhadi, ka marrë çmimin "Ariu i artë" për filmin më të mirë në Festivalin e sivjetmë të Berlinit.
Nderkohe ka qene nje film iranian qe fiton "Ariun e Artë" . Filmi "Nader dhe Simin, ndarja" trajton konfliktet mes normave strikte fetare dhe jetës moderne në Iran. I njëjti ka fituar edhe "Ariun e Argjendtë" për aktorët më të mirë - mashkull dhe femër. Ndërkaq, çmimin për skenarin më të mirë e kanë fituar Xhoshua Marston dhe Andamio Murataxh me filmin "Falja e gjakut".
(d.b/GSH/BalkanWeb)