Renia
Tregimi mbi pluralizmin nis nga kriza ekonomike e rendit qe po permbysej. Vitet 1990-1992 sipas ish-fotoreporterit Gani Xhengo.
Radhet per ushqim hyrja ne kishe dhe xhami zbritja ne shesh. Pas kesaj permbyset shtatorja e Enver Hoxhes
Radha e bidoneve te vajgurit ne Lagjen Ali Demi fotografuar nga Gani Xhengo viti 1990. Fotografet aktive qe ishin te gjithe ata profesioniste prane organizmave shteterore kane me siguri te gjithe ne arkivin e tyre nje kompozim objektesh te nxira me tapa leckash e miserishtesh.
Kane me siguri te fotografuar tipat e radheve ne sende ose ne njerez.
Imazhet jane te ceketa nderkohe qe objekti ne fokus terheq ne nje thellesi kuptimesh nga kujtimet e vendeve dhe njerezve e portreteve te turbullta te pergjysmuara e te ngrena nga koha.
Tipi i radhes se qumeshtit - ky sillej ne bidone alumini te trashe qe duke i pare sot kur thuajse nuk i gjen me ne qarkullim do mbash mend kuajt frymen e ngrohte qe iu dilte nga trupat kocke e lekure te kapur me litare ne dy hunj paralele qe krijonin turirin e karroces se qumeshtit do kujtosh femijet qe me kercim hidheshin ne anen fundore te rrotave tundeshin e shkundeshin nje cope rruge dhe zbrisnin pa i pare karrocieri.
Tipi i radhes per bulmetrat i radhes se perimeve ne merkato qe te zbrazura krijojne situata pa kuptim. Njerezit ne pritje duken si te papunesh apo ne pritje mos dicka do te ndodhe perndryshe perse duhet te presin para rafteve dhe arkave bosh
Pas blerjeve ne radha vjen tradita e gatimit ne banje nje stol ne shesh nje rrugice per kembet e gruas nje tave per lakren qepen dhe ndonje perime me ngjyre dhe tenxherja mbi flaken e furneles me vajguri. Edhe ky objekt te ndjell eren e fitilave me rripa kanatieresh ose strazho shoferesh qe duheshin futur nje me nje ne gryken me njezet vrima te furneles.
Kuptimi i radhes se vajgurit perfundon tek kjo tenxhere me sfond WC-ne.
Mberritja e gjerave te ndaluara
Cikli me keto skena te jetes se perditshme ne Tiranen e vitit 1990 hap ekspoziten e Xhengos e cila i kushtohet ngjarjeve historike qe erdhen ne fund te atij viti.
20-vjetori i pluralizmit dhe renies se simboleve komuniste eshte nje titull shume epik krahasuar me heroizmin parodik te shqiptareve ne radha per ushqim.
Njehere tjeter albumin qe botoi me foto te kesaj klime Xhengo i ve periudhes nje titull romantik-patriotik Ringjallja - Shqiperia ne vitet 90.
Ish-fotoreporteri i Agjencise Telegrafike Shqiptare sot 67-vjecar e hap ekspoziten ne Muzeun Historik Kombetar ne bashkepunim me Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve per te sjelle ne memorien e qytetareve te Tiranes kalimin nga njeri te tjetri sistem nga ai i diktatures se proletariatit ne ate qe jemi sot te demokracise. Ka fotografi perfaqesuese te ketyre ngjarjeve dhe te proceseve demokratike qe u realizuan nga viti 1990-1992.
Gani Xhengo e ka filluar kete profesion qe me 1970 po studimet i kreu ne per Drejtesi. Ai tregon Kisha nje perceptim te situatave te reja qe po afronin por edhe te ndryshimeve politike qe do te ndodhnin.
Sipas ketij vizioni detyra ime si fotograf ishte qe te paraprija dhe te merrja nje vendim qe cka po ndodhte ta fotografoja. Por meqe une punoja ne nje institucion te politizuar si Agjencia Telegrafike Shqiptare qe ishte institucion i shtetit dhe zedhenes i politikes se meparshme kishim nje lloj censure. Porosia per ne ishte mos dilni te fotografoni. Ishim kater fotoreportere.
Nuk arrita te fotografoja hyrjen e njerezve ne ambasada. Sic e shihni kam gjithsej 3 fotografi mbi ngjarjet e 2 korrikut te cilat tregojne njerezit qe perndiqeshin nga forcat e rendit per te mos hyre ne ambasada.
Pastaj nga dhjetori e ne vazhdim ne menyre kronologjike ketu ngjarjet jane.
Jane ato tregime per gjerat e ndaluara te shqiptareve institucionet dhe ritualet fetare dhe kapercimi i detit.
Mesha e pare ne kishen franceskane ne Tirane. Dhjetor 1990. Pater Zef Pllumi qe prej viteve pesedhjete nuk kishte qene kaq afer besimtareve katolike ne kishe.
Dhjetor 1990. Hapet xhamia e Ethem Beut. Haxhi Hafiz Sabri Koci mban mevludin e pare. Ai duket ne mbret i perkulur ne kembet e besimtareve ne atmosfere shkelqyese brenda xhamise.
Nga salla shkencore e Bibliotekes Kombetare Gani Xhengo ka fotografuar turmen e besimtareve myslimane mesin e te ciles e pershkon nje shtize minareja me ne fund e shfaqur. Duket qe mohimi i besimit i ka ndrydhur dhe rrudhosur njerezit.
Duket trysnia e mohimit te fese por ama erdhi nje moment qe keta njerez e fituan ate te drejte. Dhjetor 1990. Statuja e Stalinit e permbysur te kembet e njerezve ne qender te Tiranes prane Hotel Dajtit.
Ajo statuje qe rrinte aty ku erdhi heroi kombetar Skenderbeu.
Pastaj tregimi vazhdon se si njerezit zbriten nga Qyteti i Studenteve dhe me 20 shkurt ne shesh u permbys shtatorja e Enver Hoxhes. Vetem seria e ketyre fotove eshte me ngjyra.
Ne te njejtin shesh qytetaret e Tiranes kerkojne ne qershor 1991 doreheqjen e qeverise se Fatos Nanos. Ky i shfaqet ne foto ne parlament.
shte casti i pare i hapjes se parlamentit pluralist. Opozita eshte cuar ne kembe Nano me te vetet ulur. Opozita propozon nje minute heshtje per martiret e demokracise ne Shkoder.
Dhe pjesa tjeter nuk reagon. Ata qe ishin dje ne opozite sot ndodhen pozite. Ka kerkuar jo pak here nje minute heshtje deri ne tri dite zie kombetare per tragjedite i kane ndodhur vendit ne vite.
Anija Vlora 7 gusht 1991. Gani Xhengo e pershkuan me keto fjale historine e saj Ne gusht shkuan brenda nje dite 25 mije shqiptare drejt brigjeve te Italise.
U mbush anija deri ne maje. Si ato shpendet qe rrine maje direkeve edhe shqiptaret ashtu sic duken ne keto fotografi. Fill mbas kesaj provuan nje trajtim jonjerezor ne Itali. Dhe menjehere mbas gushtit ne shtator kthehen me helikopter nje kthim i detyruar. I shikoje me duart ne bark te pangrene te uritur te zhveshur.
Ekspozita e cila u hap dje e peruruar nga autoritetet e pozites dhe qendron ne Muzeun Historik Kombetar edhe ne tri ditet e ardhshme ka nje pjese tregimi per Shqiperine e sotme.
Ngjyrat e rruges se kombit ndonje plazh i paster e ndonje brinje e pazaptuar gjiri.
Ish-fotoreporteri tregon Ne dy vjet ne nje hark kohor kaq te shkurter kane ndodhur kaq shume ngjarje te forta historike.
Sot them historia e shqiptareve eshte plotesuar eshte plotesuar edhe koha e humbur e atyre viteve 50 vite gjysme shekulli brenda ketyre 20 viteve qe per ne jane shume per shkak te konfliktualitetit te vazhdueshem politik. Te them te drejten keto konflikte qe ikin e vijne mua nuk me interesojne.
Ajo qe dua te sjell te tregoj eshte qe ne kaluam neper kete histori. Gjithsesi u arrit qe kombi yne te futet ne hulline e shoqerive te tjera ne Evrope. Keto procese ky zhvillim eshte pozitiv per shqiptaret.