E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Greqia në black out nga greva e përgjithshme

ATHINE-Greqia është paralizuar sot nga një grevë e përgjithshme kundër masave antikrizë , të cilat pritet të miratohen nesër në Parlament si dhe kërkojnë dënimin e përgjegjësve të saj.
Shteti helen sot përballet me në një blac out informativ për shkak të grevës së gazetarëve. Trafiku ajror, hekurudhor dhe urban është totalisht i paralizuar. Në lëvizje do të jenë vetëm autobusët të cilët do të mundësojnë protestuesit t’i dërgojnë në destinacionet e protestave. Të mbyllura dhe spitalet, shkollat, bankat, zyrat publike, dyqanet.
Pas protestave të djeshme nga punonjësit e sektorit publik dhe sindikatës komuniste Pame, protesta transformohet sot në një grevë të përgjithshme, pasi i bashkohen dhe punonjësit e sektorit privat.
Kjo është greva e tretë e përgjithshme që është organizuar që nga fillimi i krizës, dhe I pari pas deklarimit të masave antikrizës.
Plani antikrizë dënohet përvec sindikatave edhe nga partitë në opozitë, duke nisur nga Demokracia e Re e cila ka deklaruar se do të votojë kundër nesër në Parlamenti.
Megjithatë maxhoranca i ka të gjitha votat për të miratuar planin antikrizë. Nga 300 deputetë që janë në Parlamnet 160 deputetë janë të partisë në pushtet Pasok. Pro do të votojë dhe partia e djathtë ekstreme Laos.
Plani antikrizë i cili është koordinuar mirë me BE- FMN, në këmbim të 110 miliard eurove ndihmë në tre bvjet, parashikon një reduktim të shpenzimeve në 30 miliardë euro, shkurtim të pagesave të punonjësve të administratës, pensioneve, reforma fiskale si dhe rritje të akcizës për karburantet, alkolin cigaret dhe cdo gjë të luksit.
(ANSA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›