Veprat më përfaqësuese të 2008 pasojnë 2009 në TK
Natyrisht që kryeveprat e vëna në skenën e TK kanë lënë shije të gjatë në publik. Është një mënyrë e re ndoshta e këndvështrimit në këtë vit të ri të punës dhe shfaqeve. Trojanët dhe "Fishkellimë në errësirë" do të ngjiten sërsiht në skenën TK. Është zjedhur kjo mynyrë rifreskimi e shfaqeve, për të sjellë ndoshta vëmendjen sërisht tek artistët e mëdhenj, të cilët nuk I mungojnë sekenës shqiptare, por që natyrisht koha dhe mosha bëjnë të vetën. E ndoshta pas shfaqes Rouz me protagoniste aktoren e madhe Drita Pelingu, e cila është dhe lamtumira e saj me skenën dhe publiku, artistët e mëdhenj të cilët lujnë në vepra po kaq të mëdha presin ti ikin skenës shqiptare. Kështu Tinka Kurti apo Margarita Xhepa apo Reshat Arbana do të vijën sërisht në role protagonistësh, të cilat mbledhin rreth vetës artist me eksperincë dhe të rinj. "Trojanët" sjell ended he në këtë vit të ri suksesin nqë e shoqëroi në premierën në Festivalin e Teatrove të Butrintit, dhe më pas me premierat jashtë kufijve shqiptarë, sic ishte dhe ai në vendin e lindjes së veprës Greqia. Margarita Xhapa do të risjellë dhe njëherë me artin dhe teksikën e sajë aktoriale Amebën, e cila do të vajtojë dhe do të qajë bashkë me gjithë gratë e tjera trojane, fatin e burrave të tyre. Dhimbje dhe lotë tu dorzosh trupat e djemve, te burrave të tyre, armikun në fund të humbjes së luftës. E ndërkohë që nga ana tjetër Reshat Arbana dhe Bujar Asqeriu dhe regjinë e Spiro Dunit sjellin në vëmnedje dhe njëherë dhunën në familje. Vepra duket se I ka të hedhura fortë rrënjët dhe në shqipëri. Dhe si për paradoks dhe mesash të një realiteti që vjen nga lagë Shqipërisë, "NDAL DHUNES" do të thuhet këtë herë në shqip përmes veprës "Fishkëllimë në errësirë". E kështu pasojnë në TK veprat e vjetra në këtë vit të ri, por që natyrisht sjelline emra të mëdhenj përmes veprash të mëdha.