E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpëtohet thesari i letërsisë amerikane



Disa krijime të mëdha, në mesin e të cilave edhe ato të shkrimtarit Tennessee Williams dhe Arthur Miller, që përfshijnë edhe disa tekste gjatë shekullit XVIII dhe XIX, janë shpëtuar kur i janë shitur një librarie universitare në New York.

Një koleksion prej 220 000 titujsh, që përfshin libra, shkrime, postera dhe katalogë, që konsideroheshin të zhdukura në një magazinë të Connecticut-it që nga viti 2005 kur një librari e vjetër 85-vjeçare ishte mbyllur, janë shpëtuar. Aty përfshihen vepra të shkrimtarëve të njohur amerikanë.

Universiteti i Pennsylvania-s që merret me librat e rrallë dhe dorëshkrimet, ka kërkuar që t'i blejë ato – pra të marrë këtë koleksion që përfshihet në 3 800 rafte me 220 000 libra.

Do të duhet të kalojnë disa vite që e tërë puna të katalogohet.

David McKnight, drejtor i bibliotekës, ka thënë se librat dhe gjërat e tjera janë në kushte të mira dhe do të këtë përkujdesje për to nga lagështia dhe gjërat e tjera gjersa të largohen nga libraria e Gotham-it.

Donacion anonim

Thesari i letërsisë është ndihmuar nga një donacion anonim që i është dhënë universitetit – në një tender ku ai ka mundur katër librari të tjera. “Donacioni ka pasur vlerën prej katër milionë dollarësh”, - ka thënë McKnight.

Koleksioni, totalisht kushtonte 400 000 dollarë, kur Gotham ishte mbyllur.

Ai përmban botimet e para, revistat eksperimentale për letërsi dhe disa kopje të lexuesve që kanë lexuar shumë dhe shkruar. “Rreth një e treta e koleksionit konsiderohen “libra të rrallë”, - ka treguar McKnight.

Shumica e librave janë të shkruara në poezi dhe prozë, mandej ka libra për art, arkitekturë, fotografi, muzikë, vallëzim dhe film. Pjesë e tyre janë edhe shkrimtarët modern të viteve 1930 dhe ‘40, një koleksion që përfshin materiale të vlefshme të shekullit XVIII dhe XIX.

“Kjo është një ngjarje e befasishme për ne”, - ka thënë McKnight. - Është një arkiv i jashtëzakonshëm i librave dhe kjo do të na ndihmojë ne për të përmbyllur koleksionin tonë për historinë e letërsisë dhe botimet e reja të shekullit XX”.

Këto volume do të dublikojnë pa dyshim koleksionin gjashtëmilionësh të librarisë, por nuk do të jenë të njohura për libraritë e tjera.

Trashëgimia

“Disa nga materialet do të integrohen në koleksionin ekzistues të universitetit, përderisa disa të tjera do të mbeten të ndara”, - ka shtuar McKnight.

Koleksioni paraqet trashëgimin e Frances Steloff, i cili themeloi librarinë “Gotham Book Mart”, në vitin 1920 dhe vdiq në vitin 1989 kur kishte 101 vjet.

Duke shitur, dhe në disa raste duke i publikuar punën e shkrimtarëve të njohur, ky do të jetë një eksperiment interesant letrar dhe figurat e njohura që do të ribotohen, në mesin e tyre edhe shkrimtarët John Dos Passos, HL Mencken, dhe Eugene O'Neill.

Dyqani, që gjendet në rrugën 47 në Manhattan, ka mbijetuar për disa vite, përderisa shumica e librarive të pavarura kanë qenë në garë për t’i marrë këta libra, në mesin e të cilave edhe libraria “Borders or Barnes & Noble”.

Reuters

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›