E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, të vdekur2 kalimtarë5 të plagosur

TIRANE- Tre aksidente me pasojë 2 të vdekur dhe 5 të plagosur janë shënuar paraditen e sotme në akset rrugore kombëtare. Makinat e përfshira në dy aksidente janë me targa greke, ndërsa në të tretin me targa kosovare. Viktimat kalimtarë.
Tiranë
Një 34 vjecar është askidentuar për vdekje paraditen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Policia thotë se i riu Fatos Reci u godit nga një makinë me targa greke në korsinë e autobuzëve. Mësohet se i riu ndërroi jetë në spital, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.
Korcë
Tre anëtarë të një familjeje nga Peqini të cilët po ktheheshin nga Greqia në drejtim të Korcës janë aksidentuar në aksin Korcë- Bilisht paraditen e sotme. Policia thotë se automjeti i tyre është përplasur me një automjet tjetër, po me targa greke që po udhëtonte në drejtim të kundërt.
Në aksident kanë mbetur të lënduar Astrit Xhafa 35 vjec, Anxhela dhe Sidorela Xhafa përkatësisht 10 dhe 8 vjece. Mjekët thonë se vajza e vogël është në gjëndje më të rëndë shëndetësore. Edhe drejtuesi i mjetit tjetër është lënduar. Policia po heton për të zbuluar shkaqet por mendohet se fatale mund të ketë qenë një parakalim i gabuar i njërës prej autoveturave.
Forcat blu kanë shënuar dhe një tjetër aksident në këtë aks ku një 41 vjecar që po udhëtonte me karrocë është përplasur nga një automjet me targa greke
Autostrada Rrëshen- Kalimash
Në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm një i moshuar është aksidentuar për vdekje nga një makinë me targa kosovare. Policia thotë se 72 vjecari Ndue Seferi po kalonte autostradën Rrëshen- Kalimashkur është përplasur me mjetin në afërsi të fshatit Zallxhuxh. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar dhe shkakun e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›