BDI dhe PDSH përplasen për Marrëveshjen e Ohrit
“Shumë të pavërteta, shumë gënjeshtra për sa i përket implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, për sa i përket nivelit të realizimit të të drejtave të shqiptarëve. Për t’i ballafaquar argumentet, faktet, të dhënat, ftoj publikisht zëvendëskryeministrin për implementim të Marrëveshjes së Ohrit, Abdylaqim Ademin, në duel televiziv, me qëllim që opinioni, nga dora e parë, të merr informata për sa i përket realizimit të Marrëveshjes së Ohrit, realizimit të të drejtave të shqiptarëve pas vitit 2001”, deklaroi Aliu në një konferencë për shtyp.
Ai tha se deklaratat e dëgjuara deri më tani nga partia në qeveri Bashkimi Demokratik për Integrim, se situata qenka përmirësuar në mënyrë drastike pas vitit 2001, janë të pavërteta.
Lidhur me këto deklarata, i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendëskryeministrit Ademi.
“Kërkesa e Imer Aliut, Sekretarit të përgjithshëm të PDSH-së është së paku absurde, sepse konsideroj se nuk ka çka të bisedohet me personin i cili ishte në pozitë të angazhohet për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe nuk bëri asgjë në këtë drejtim, ndërsa për shkak të këtij mossuksesi tani, as që e pranon marrëveshjen në fjalë, kështu që nuk ka çka të bisedohet me dikë për diçka që ai nuk e pranon”, tha zëvendëskryeministri Ademi.