Eurozona: S’ka plan shpëtimi për Spanjën, Italinë e Qipron

“Çështja e një plani shpëtimi nuk është në tavolinë, nuk është një çështje që po diskutohet”, tha zëdhënësja e komisionerit për Shërbimet financiare, Shantal Hjugues, duke iu përgjigjur pyetjeve për Spanjën dhe Italinë gjatë një konference shtypi.
“E rëndësishme është që autoritetet të marrin masat e duhura në fushën e konsolidimit fiskal. Kemi shumë besim në këtë pikë”, shtoi ajo, duke theksuar se “situata nuk ka ndryshuar ditët e fundit as në Madrid, as në Romë”.
Përqindjet e obligacioneve spanjolle dhe italiane për 10 vjet kanë arritur sot në mëngjes përsëri nivele të larta që prej krijimit të zonës euro, pasi investitorët shqetësohen se mos problemi i borxhit në eurozonë keqësohet për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike.
Përballë kësaj situate, komiteti i stabilitetit financiar italian, i përbërë nga autoritetet më të larta ekonomike të vendit, pritet të mblidhet sot pasdite.
Në Spanjë, kryeministri Hoze Luis Rodrigez Zapatero bëri të ditur sot se i shtyu pushimet për të ndjekur nga afër situatën ekonomike.
E pyetur për situatën në Qipro, të cilës dy agjencitë e vlerësimit Standard & Poor's dhe Moody's, ia ulën vlerësimin, zëshënësja tha gjithashtu se “nuk bëhet fjalë për një plan ndihme”, sepse vendi është “i vendosur të bëjë ç’është e mundur në fushën e konsolidimit fiskal”.
Dje, banka më e madhe tregtare e Qipros, Bank of Cyprus, i ka bërë thirrje qeverisë së Nikosisë të marrë masa të shpejta në mënyrë që të mos i kërkohet Brukselit një plan shpëtimi financiar.
/Start/E.B/
2011-08-02 18:22