E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vera, fluks emigrantësh edhe në portin e Sarandës

SARANDË- Pushimet e verës dhe dëshira për t'i kaluar pranë familjes ka shtuar fluksin e emigrantëve edhe në Portin e Sarandës.
Sipas burimeve zyrtare nga terminali i shërbimit të përpunimit të pasagjerëve në këtë port, numri i emigrantëve është gati trefishuar krahasuar me një vit më parë. Këtij numri i shtohen edhe turistët një ditorë.
Sipas këtyre burimeve çdo ditë në port mbërrijnë tre anije me pasagjerë dhe po kaq me turistë.
Në mëngjes në port mbërrijnë 3 tragete, ndërsa pasdite prekin bankinën e ankorimit edhe tre tragete të tjerë mbushur me emigrantë që kthehen për pushime. Ata janë nga Saranda, Delvina, Gjirokastra, Himara, Tepelena, Përmeti e deri nga Tirana, Fieri, Berati e Lushnja. Nga ky port gjithsej kanë mbërritur 48 mijë turistë-vizitorë, nga këta 7500 kanë qenë shtetas shqiptarë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›