E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cfare po kerkon te thote valle Sokol Nako?

Edhe pse nuk ka nje vend si deputet ne Parlamentin Shqiptar, Sokol Nako vazhdon te jete i angazhuar ne ceshtjet e politikes, ndonese duhet pranuar, qe jo me te njejtin intensitet si me pare, kur ishte edhe minister. I lidhur me Levizjen Socialiste per Integrim, qe nga koha e krijimit, duket se ai vazhdon te jete pjese e saj e te punoje per te. Por, nje dite me pare Nako eshte fotografuar nga paparazzi yne, ne nje prej lokaleve te qete ne afersi te Bllokut, ne kryeqytet. Ndersa eshte duke biseduar me mikun e tij, qe ndodhet perballe, ne nje moment te caktuar, Sokol Nako e shoqeron biseden edhe me nje gjest, qe i perkthyer ne shqip, do te thote me fjale shume te sjellshme, se dikujt ia ka hedhur, po ia hedh, apo kerkon t'i hedhe. Ose e kunderta. Dhe nese behet fjale per biseda politike, konteksti eshte i qarte, keshtu ndodh gjithmone. Dikush ia hedh tjetrit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›