Verba volante, scripta manenta
Ky lokucion latin i lashtë (shqip: fjala fl uturon, e shkruara mbetet) ende mbart vlera konkrete të padiskutueshme.
Ende ky lokucion latin i lashtë (shqip: fjala fluturon, e shkruara mbetet) ende mbart vlera konkrete të padiskutueshme. Ende... Shqipërinë. Ende s'i humbasin vlerat sidomos në ditët tona, kur ka ardhur koha që vendi të fillojë të ndahet nga e kaluara. Dhe, kur përmendet këtu ndajfolja ende, mund të kihet parasysh që prapambetja e deritashme e Shqipërisë, në krahasim me të gjitha vendet europiane, pa përjashtuar ato të rajonit të Ballkanit Perëndimor, nuk i është larguar asnjëherë këtij vendi, edhe ngaqë kanë mbizotëruar fjalimet dhe frazat deklarative që s'u kanë prirë në mënyrë permanente masave zbatuese efektive.
Kjo tablo ka përfshirë fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duke i shndërruar në akte fiktive edhe Kushtetutat apo ligjet për ratifikimin e dokumenteve ndërkombëtare më të rëndësishme. Brenda kornizës së saj, veçmas vazhdojnë të spikatin zhvillimet pa standarde të proceseve elektorale, ndonëse citohet kudo e kurdoherë si një postulat që s'ka nevojë për verifikim, se "ekzistenca e një legjislature përfaqësuese, e zgjedhur në intervale të arsyeshme, është baza e një shoqërie demokratike".
Tashmë është pranuar që gjatë 20 viteve të fundit transitive në Shqipëri, asnjëherë nuk janë zhvilluar këtu zgjedhje të lira dhe të besueshme. Megjithatë, përbetimet për masa të gjithanshme të organizimit të tyre nuk kanë munguar asnjëherë. Madje, edhe konsideratat pozitive rreth rezultateve të kontestueshme bindshëm, qofshin këto të njëanshme, nuk janë sfumuar. Por, pasojat kanë qenë dhe mbeten tepër negative. Ky fakt tërësor bëhet mjaft evident, nëse do të hidhej vështrimi, së paku, në dy proceset më të fundit.
Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes lokale më 2007, me tërë rezistencën e opozitës politike dhe vërejtjet e saj drejt përmirësimit të infrastrukturën zgjedhore, rezultatet treguan qartë mospërmbushjen e kërkesave të kohës. Dhe, pavarësisht kësaj, kryeministri doli nëpër ekrane që në mëngjesin e të nesërmes së ditës së votimit dhe deklaroi tërë zulme të sheqerosura se, qeveria e tij na paskej ndikuar që të plotësoheshin të gjitha standardet demokratike. Kurse, dy orë më vonë nga kjo deklaratë u shfaq kryetari i grupit të vëzhguesve të ODIHR - it për të thënë të kundërtën: ato zgjedhje nuk arritën asnjë standard.
Ndërsa, për zgjedhjet parlamentare të zhvilluara më 2009 gjendja u përkeqësua më tej. Përpjekjet për manipulime nga ana e maxhorancës dhe qeverisjes së saj u materializuan në përmasa jashtëzakonisht të frikshme, që në qendrat vendore e deri te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Dhe, Kryeministri u hodh përpjetë për ta quajtur këtë proces si më të mirin e zhvilluar ndonjëherë. Në një kohë që, në raportet e grupit të vëzhguesve të ODIHR - it u shënua në mënyre konstante, se në një të tretën e komisioneve zonale fletët e votimit u numëruan keq, ose shumë keq. Këto veprime arbitrare dhe mosplotësimi i kërkesës së opozitës për të bërë transparencën e këtyre zgjedhjeve u kundërshtuan me konsekuencë, deri sa fletët e votimit u dogjën dhe u bënë shkrumb e hi. Është mbase e tepërt të theksojmë anti-kushtetutshmërinë e veprimeve të ndërmarra nga qeverisja. Por, njëherazi, nuk mund të mos theksohet që moskryerja e transparencës së atyre zgjedhjeve u bë burimi i një krize politike, e cila u thellua në vijimësi edhe në drejtime të tjera, si institucionale, edhe ekonomike. Ç'ka e varfëroi popullin shqiptar edhe më tej, për shkakun kryesor se, qeveritarët i vodhën votat popullit, për të vjedhur edhe atë çfarë ka mbetur nga pasuria e tij.
Tani le të vijmë te procesi i zgjedhjeve të pritshme për organet e qeverisjes vendore, që në këto kushte kanë marrë një karakter të mprehtë politik brenda dhe jashtë vendit. Një karakter që theksohet mjaft nga i gjithë faktori ndërkombëtar, duke iu referuar edhe zhvillimit të këtyre zgjedhje si të lira dhe të ndershme për t'u zgjidhur kriza politike; në të kundërt Shqipëria do të mbetet tejet e vonuar, më pas edhe nga fqinjët e saj të vegjël, për pranimin në Bashkimin Europian. Ndërkohë, në unison me frymën europiane, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përkufizuar kontributin dhe ballafaqimin aktual të forcave politike në Shqipëri në definicionin që zgjedhjet e 8 majit të jenë më të mirat, të jenë transparente dhe të besueshme, që të shërbejnë si një forum i ligjshëm për diskutimet dhe ndryshimet politike së shpejti në këtë vend.
Kështu, fjala "transparencë" është bërë këto ditë jo vetëm 'kryefjala', por edhe tema kryesore dhe më kritike e të gjitha bisedimeve, deklarimeve dhe zhvillimeve politike. Në këtë kuadër tërheq vëmendjen arsyeja dhe përgjegjësia për dështimin së fundmi të tryezës politike me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të maxhorancës dhe opozitës parlamentare, që do të finalizohej prej nënshkrimit të një marrëveshjeje, e cila shpresohej të jepte të gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk po zgjatemi me analizën e pikave që përmbante marrëveshja dhe konsensusin e reduktuar që po arrihej për pasqyrimin e disa çështjeve të pretenduara nga opozita. Ngërçi është krijuar pikërisht rreth një pike kyçe: sanksionimi i transparencës postzgjedhore, mungesa e së cilës nuk jep garanci të prekshme, jo vetëm për opozitën, por edhe për të gjithë elektoratin e ndershëm shqiptar. Gjithçka ngeci, për t'u vënë në lëvizje, me sa duket dhe ndjehet, vetëm nga faktori ndërkombëtar.
Po "argumenti" i maxhorancës, për të mos rënë dakord që të miratohet pasqyrimi i kësaj çështjeje në tekstin e marrëveshjes, cili është? Garancitë për transparencë postzgjedhore, u shpreh kryetari i grupit parlamentar të Partisë në pushtet, nuk mund të bëhen pa miratimin e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias. Mirëpo vërtet që nuk ka kohë për të bërë ndryshime në të gjitha dispozitat e Kodit Zgjedhor, të cilat do t'i nënshtrohen periudhës pas këtyre zgjedhjeve. Por, njëherazi, duke mos u synuar të ketë "ndryshime të mëdha", - siç deklaroi së fundmi zyrtari amerikan i Departamentit të Shtetit, Countryman, nuk mund t'i pritet rruga, fjala vjen, një riformulimi të nenit 138 të Kodit Zgjedhor, për t'ia përshtatur ligjërisht atë pranimit të të gjitha ankesave për rinumërim të votave, pa iu nënshtruar kjo aspak votimit në Komisionin Qendror të zgjedhjeve. Dhe, ky riformulim mund të bëhet fare mirë vetëm brenda një seance plenare të Kuvendit të Shqipërisë. A nuk u bënë në prillin e para tre viteve brenda një nate në Parlament ndryshime të Kushtetutës sonë, që implikonin veprimtarinë e katër nga institucionet më të rëndësishme të shtetit? Nejse, e rëndësishme është të apostrofohet tani, se aq më tepër është e nevojshme, madje e domosdoshme që të bëhet ndërhyrja ligjore, rreth të cilës rrotullohet aktualisht ballafaqimi i forcave politike kryesore, kur kjo ndërhyrje nuk shkakton ndonjë ndërlikim në procesin e deritashëm, sepse efektet e kësaj mase kanë të bëjnë me periudhën paszgjedhore dhe jo për shumë kohë. Dhe, për të mos qëndruar si një 'pykë' në shqyrtimet tërësore të ardhme të Kodit Zgjedhor, riformulimi i tashëm mund të bëhet qoftë edhe nëpërmjet një dispozite kalimtare.
Të mos harrojmë që (mos)transparenca postzgjedhore është burimi i krizës së rëndë që vazhdon të përjetojë vendi që prej afro dy vjetësh. Nëse moskryerja e saj do të vazhdonte përsëri e përsëri, si një masë arbitrare e kësaj qeverisjeje, vështirë të shpresohet për zgjidhje të krizës. Përkundrazi, ajo do të thellohej më tej, sikurse do të thellonte akoma më shumë hendekun që na ndan me Europën dhe gjithë botën e qytetëruar. Le t'u përulet e përgjërohet Sali Berisha funksionarëve të lartë të diplomacisë amerikane dhe europiane, se do të përpiqet me të gjitha forcat e mënyrat që këto zgjedhje të jenë më transparentet dhe me të besueshmet! Përvoja ka treguar që ai vazhdimisht kështu shprehet, për të bërë të kundërtën sapo të largohen ata nga Shqipëria. Pra, cili u zë besë tashmë deklaratave euforike, llafeve të Kryeministrit aktual shqiptar? Prandaj, ja përse ngrihen latinët që nga lashtësia "Verba volante, scripta manenta".
(Shkrimi u botua me 3 prill ne Gazeta Shqiptare)