E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo kërkon përforcime nga jashtë

DINAMO- Trajneri Agim Canaj deklaroi se nuk preferon të blejë lojtarë nga kampionati shqiptar, por i kërkoi bosit të kloubit, Besnik Sulaj, vetëm lojtarë të huaj. Canaj shtoi se përvec kampionatit (e ka fituar 16-herë), Dinamo synon edhe Kupën e Shqipërisë, që do të ishte edhe trofeu i 14-të i saj. Sulmuesi Sabino Plaku, i cili nuk luajti në miqësoren kundër Skraparit (dëmtim në thembër) sot do të rikthehet në stërvitje me ngarkesë të plotë. Dinamo ka planifikuar një tjetër ndeshje miqësore, kësaj radhe me Dajtin (të shtunën). Dinamo po përjeton një moment të mirë në kampionat (kryeson bindshëm), por në merkato, mund të pësojë firo: kroatit Granic i ka përfunduar kontrata, ndërkohë që Vangjel Mile është huazuar te Teuta. Eleandro Pema ende nuk është në 100 për qind.
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›