E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Verdikti 2013", oferta e LSI për zhvillim dhe punësim

TIRANË- “Oferta e LSI për zhvillim”, ishte fokusi i emisionit “Të bësh ekonomi” të moderuar nga gazetarja Aurora Sulçe. Në prag të zgjedhjeve elektorale të 23 qershorit, partitë politike janë të përqëndruar në programet elektorale, ku premtimet për punësim dhe hapjen e vendeve të reja punës janë ‘beteja’ kryesore për të thithur sa më shumë elektorat që përkthehet në vota.

Të ftuar në emision: Majlind Lazimi, Sekretar për cështjet ekonomike, LSI. Selim Belortaja, hartues i programit te LSI. Alban Zusi, kryetar i Shoqatës së Eksportuesve. Ilir Zhilla, kryetar i Bashkimit te Dhomave te Tregtise. Një nga hartuesit e programit të LSI-së, Selim Belortaja se pika kyce ofertës së LSI-së, është krijimi alternative për qeverisjen e ardhshme.

“Filozofia jonë, ky nuk është program i mohimit, por i vlerësimit të drejtë të vlerës dhe të punës që kontribuojnë në politik bërjen shqiptare. Ne kemi hallin të krijojmë alternativë efikase për qeverinë e ardhshme. Sa i takon taksave, halli jonë është ti japim përmbajte të re modelit të taksës së sheshtë”, tha Belortaja.

Bashkëhartuesi i programit, Majlind Lazimi nënvizoi se programi i LSI ruan progresin brenda 10%. “Kemi tentuar të mos sjellim propozime teknike. Për pagat e ulet dhe të mesme do të paguajnë me pak. Kush merr mbi 500 mije lek, futet tek klasa e pasur. Ne ruajmë progresin brenda 10%, por nga ana tjetër nuk ndryshojmë %. Në parim duam të sjellim alternative tonë si LSI. Padyshim një objektiv i përbashkët me ps është se duam të zgjedhim të njëjtat objektive, por kemi zgjidhje të ndryshme. Ky është program elektoral jo qeverisë dhe ne duam të vijmë me ofertën tonë”, tha Selimi.

Alban Zusi, kryetar i Shoqatës se Eksportuesve duke vlerësuar programin e LSI tha se ajo është një alternativë realiste. “Shoh një reflektim të LSI dhe e gjej alternativën më realiste. PS është tërhequr nga këmbëngulja e saj për taksë progresive. Ky është më realisti pasi ka më pak presion evazionit”, theksoi Zusi.

Nga programi i LSI-së për zhvillim përfitojnë shtresa dhe degë të ndryshime si shëndetësia arsimi etj, theksoi Lazimi, ndërkohë që vuri theksin tek 3 shtyllat kryesore. “Programi mbi 3 shtylla, ekonomi e qëndrueshme dhe punësim i sigurtë, sistem gjyqësor mbi atë politik , e trata politikë sociale me kohezive. Taksa për ne nuk ka qenë qëllim më vete. Një nga arsyet pse nuk duam të prekim 10%, është se ne kontekstin rajonal krijojmë dizavantazh. Taksat ne tërësi rriten duke shtuar vendet e punës”, theksoi Lazimi.

Sipas Zusit, “përfitimi më i madh shkon për sektorin privat. Limiti i vendosur është më koherenti. Zgjidh problemet sociale, rrit konkurueshmërinë e bizneseve eksportuese dhe do formalizojë tregun".

LSI, sa i përket sektorit të energjisë propozon një skemë subvencionuese, ndërkohë sa i takon shlyerjes së borxhit ndaj biznesit, afati 3 mujor është mëse i mjaftueshëm. 

“Duke ulur fashën inkurajojmë edhe qytetarët. Do i japim cmime të lira për familje me të ardhura mesme ose me të ardhura të vogla. Subvencioni është elementi bazë për të shtuar vendet e punës", sqaroi Lazimi teksa sqaroi se sa i takon shlyrjes së borxhit ndaj bzneseve, "ne parashikojmë marrjen e 300 mijë eurove borxh. Cështja e borxhit duhet trajtuar në një periudhë afatmesme".

"Nuk është fjala për qeverisje të vogël, por për qeverisje të duhur", shtoi Selimi. 

Punësimi një temë e prekur fort në programet elektorale të partive ishte një tjetër pikë e programit të LSI-së që u prek në emision nga debutuesit.

“Ne kemi projektuar potencialet që ka ekonomia shqiptare për rritjen e vendeve të punës. Bujqësia ka mundësi për 50 mijë vende pune. Turizmi është sektor si bahçe më vete, por ajo ndërthur disa sektorë bashkë. Energjitika është prioritet, por ajo që çalon është se kemi shumë koncesione. Infrastruktura, është gjë tjetër , por duhet ri priorituar . Energjetika do mbetet, por do gjendet mënyra e financimit”, theksoi Majlind Lazimi, Sekretar për cështjet ekonomike, të LSI.

Modeli ekonomik i LSI
Stimulim i prodhimit vendas
Financime per sektorin privat
Lehtësi fiskale për bizneset e vogla dhe të mesme
Rritje e eksporteve “Made in Albania”
Rentabilizim i investimeve publike

Platforma fiskale e LSI
Pagat deri 35.000 lekë/muaj, zero tatim mbi të ardhurat personale (TAP).
Pagat 35.000 - 50.000 lekë/muaj, TAP 10%, do të llogaritet vetëm mbi shumën 35.000 lekë
Pagat mbi 50.000 lekë do të aplikohet 10% mbi gjithë pagesën.

Platforma fiskale e LSI
Subvencioni i energjise deri ne 400 kwh/muaj
Per pensionistet, 100 kWh e pare falas
Nga 100 - 400 kWh, çmimi do te ulet në 5 lekë
Do te dalin nga skema, familjet me konsum mbi 600 kWh

Platforma fiskale e LSI
Rimbursim automatik i TVSH
Shlyerja e detyimeve ndaj biznesit
Kompensimi automatik i detyrimeve cdo tre muaj 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›