E Shtunë, 31 Tetor 2026

Implementimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë - Ashton optimiste

22-05-2013 / Gazeta 55

Pas ditës së parë të takimit për zbatimin e marrëveshjes së normalizimit të marrêdhënieve midis Kosovês dhe Serbisë, shefja e diplomacisë europiane Catherine Ashton shprehet optimiste për implementimin e saj. 
“Isha shumë e kënaqur të mirëprisja sërish kryeministrin Daçiç dhe Thaçi për vazhdimin e diskutimeve lidhur me zbatimin e marrëveshjes së prillit. Jam absolutisht e sigurtë për angazhimin e tyre për të mundësuar që të ecim pêrpara dhe për tê përkthyer marrëveshjen e prillit në vepra”, u shpreh Ashton.
Marrëveshja e arritur në prill në kuadrin e dialogut Prishtinë-Beograd është e pavlefshme pa një plan zbatimi. Është pikërisht mbi këtë plan zbatimin që duhet të bien dakort të dyja palët në ditën e dytë të bisedimeve në Bruksel. Zbatimi i saj është kyç, si për Prishtinën, ashtu edhe për Beogradin, ne menyre që të shënojnë përparime në procesin e integrimit evropian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›