Veri, Komandanti i KFOR-it viziton pikën kufitare në Bërnjak dhe Zupç
PRISHTINË- Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, sot vizitoi pikën kufitare në Bernjak, në veri të Kosovës, si dhe fshatin Zupç meqë ishte i interesuar për disponimin e popullatës lokale në lidhje me bllokadat rrugore.
"Gjatë vizitës ai pati kontakt të afërt me popullatën lokale në bllokadat rrugore. Ata shkëmbyen diskutime. Gjithnjë ishte një atmosferë relaksuese", thuhet në njoftimin e dhënë pak më parë nga KFOR.
Më tej bëhet e ditur se rastësisht ai takoi përfaqësuesin e komunës së Zubin Potokut në Zupç, i cili ishte duke u kthyer nga takimi javor me EULEX-in dhe KFOR-in.
Komandanti i KFOR-it dhe përfaqësuesi i komunës shkëmbyen pikëpamjet e tyre në praninë e popullatës lokale.
Në kuadër të këtij diskutimi, komandanti i KFOR-it tha se është i shqetësuar për kamionët e rinj në barrikada. Sepse në rast të largimit të barrikadave rrugore, automjetet e shtrenjta mund të dëmtohen, dhe ashtu siç i ka paralajmëruar haptas të gjithë, KFOR-i nuk do të kompensojë asnjë dëm të shkaktuar nga operacionet e largimit të barrikadave.
(d.b/BalkanWeb)