E Diel, 1 Nëntor 2026

Veri-Perëndim, emri i vajzës së Kim Kardashian

1336675743_kanye-west-kim-kardashian-467Kim Kardashian dhe Kanye West kanë zgjedhur një emër shumë të çuditshëm për vajzën e tyre: North (Veri) që duke u bashkuar me mbiemrin West (Perëndim) përkthehet Veri-Perëndim. Lajmi është bërë i ditur nga UsWeekly dhe një burim është shprehur se shkurt do të thërritet Nori.

Ndërsa burime për TMZ konfirmuan se është firmosur certifikata e lindjes në spital me këtë emër të çuditshëm edhe pse shumë fansa të Kim Kardashian nuk duan ta pranojnë këtë lajm. Mendohet se zgjedhja ka qenë e reperit Kanye West. P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›