E Shtunë, 31 Tetor 2026

TiranaWeek, një fundjavë në Dajt dhe në Valbonë

Nga shfaqjet teatrale tek udhëtimet në fundjavë. Ndiqni guidën e Tirana Observer

Valbona the ThehthiTiranaWeek vjen çdo të premte në Tirana Observer. Është një rubrikë javore e gazetës sonë, e ideuar për të përcjell sa më shumë informacion kulturor dhe argëtues për lexuesit tanë. TiranaWeek këtë fundjavë vjen me një larmishmëri aktivitetesh, duke nisur që nga shfaqjet më të reja në teatro; tek filmat e fundit në  kinema e deri të ekskursionet në natyrë e ngjitjet në mal. Nëse ende nuk keni menduar se çfarë do të bëni në fundjavë rubrika jonë është guida më e mirë për tu ndjekur…

Mirandolina në skenën e Teatrit të Komedisë

Komedia më moderne e komedianit italian Carlo Goldoni, përball femrën me mashkullin në skenën e Teatrit të Komedisë, me regji të Donard Hasanit. Vjen si një ftesë për emancipimin e shoqërisë, por mbi të gjitha është një shfaqje dinjitoze, plot elegancë dhe finesë. Kjo vepër e cila ka në kast tetë aktorë, mes tyre është dhe Alfred Trebicka, një nga emrat sot më të vlerësuar të teatrit shqiptar. Regjisori Hasani i ka besuar rolin e Kalorësit Riprafatta, një personazh që e vesh me petkat e viteve 1700. Për Alfred Trebickën, vepra ka një subjekt shumë të njohur, është një nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore, ku edhe pse ka qenë e shkruar më 1750 ka mesazhet e veta emancipuese sa i takon femrës, si gjysma e popullsisë së botës. Vepra të tilla kanë mesazhe pa fund dhe gjithsecili që vjen nga spektatorët shikon diçka nga vetja  e tyre, që është e mishëruar tek karakteret e veprës, si tradhtia, xhelozia, dashuria. Këto janë fenomene njerëzore, që gjithsecili i shikon, pavarësisht se janë nga 1700. Në kastin e aktorëve veç Alfred Trebickës janë edhe Rozana Radi, Mehmet Xhelili, Kastriot Ramollari, Laura Nezha, Marsel Rupi, Delinda Zhupa dhe Marsel Greva. Skenografia dhe kostumografia nga Erald Bakalli, ndërsa as/regjisor Qëndrim Rijani.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Ekspozita: “Ardhje 2013″

Instituti i Artit bashkëkohor në Tiranë ka çelur ekspozitën  e pesë artistëve pjesëmarrës për çmimin “Ardhje 2013″. Në mjediset e Tirana Express  artistë shqiptar, por edhe të huaj kanë sjellë punët e tyre në gjini të ndryshme të artit bashkëkohor. Videoprojektime, instalacione, fotografi dhe pikturë, sipas kuratores gjermane punët përcjellin individualitet dhe origjinalitet. “Mendoj që këtë vit ka vërtet prurje interesante. Secili është përpjekur të sjellë diccka origjinale dhe kur i pashë për herë të parë u binda se janë artist vërtet premtues. Unë mezi pres të shoh kush do të fitojë, pasi juria është ndërkombëtare”, tha Sonya Lau, kuratore. Artistët pjesëmarrës janë Endri Dani, Klodian Deda, Matilda Odobashi, Alketa Ramaj dhe Ivi Topp. Ditën e djeshme u shpall edhe fituesi, është Alketa Ramaj, e cila fiton edicionin e shtatë të Ardhje me videon intime në ccift. Falë këtij ccmimi artistja ka fituar edhe një bursë 6 javore për në Neë York.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Baraka Multimedia në Tiranë

Teknologjia është kthyer në një nga mënyrat më të mira për shtimin e kontaktit të publikut me monumentet dhe edukimin e specialistëve të rinj. Prej dy muajsh një barakë pranë Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Tiranës nuk ofron vetëm informacion shkencor për turistët e huaj, por dhe leksione të mirëfillta për teknikat e reja të arkeologjisë dhe restaurimit. “Qëllimi kryesor ishte edukimi dhe prezantimi. Edukimi për sa i përket sistemit shkollor në Shqipëri, i cili përfshin të gjitha nivelet. Nëse turisti shpenzonte jo më shumë se gjysmë ore për të parë sitin arkeologjik, ai futet dhe shpenzon deri në tre orë brenda barakës multimediale. Informacioni është i pafund”, thotë Shpendi Bengu, drejtor i DRMT. Nëpërmjet videove dhe dokumentarëve që shfaqen, turistët kanë mundësi të njohin monumentet e qarkut të Tiranës, por edhe Shqipërisë. Nga ana tjetër studentë të historiografisë dhe arkitekturës marrin leksione mbi tema që lidhen me monumentet duke shfrytëzuar materiale nga universitete të njohura të Europës dhe SHBA-së.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Ekspozita In and out

11 skulptorë të rinj dhe studentë të degës së skulpturës kanë çelur ekspozitën e përbashkët në titullin “In and Out”. Punët janë prezantuar në ambientet e jashtme të Galerisë së Vogël dhe një pjesë në ambient të mbyllur.
Artistët e rinj  sjellin frymëzime krejtësisht personale të shprehura në forma dhe teknika të ndryshme. Kuratori, Genc Mulliqi e vë theksin te ekspozimi, pasi kjo shpreh formën më të mirë të ballafaqimit me audiencën. Ai pranon se arti i skulpturës  vuan nga mungesa e ekspozimit. Përsa i përket artistëve të rinj në përgjithësi dhe skulptorëve në veçanti, kur dalin nga bankat e shkollës, për ta është shumë e vështirë për të vazhduar këtë aktivitet. Megjithat렠 skulptura për to është një zgjedhje që i përmbush. Kuratori dhe pedagogu Mulliqi jep disa alternativa, se ku ato nesër pas studimeve mund të gjejnë veten. Veprat janë realizuar në teknika dhe materiale të ndryshme si allcci, dru dhe hekur. Pjesë  e ekspozitës janë edhe dy instilacione me materiale të miksuara.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›