Verifikim 28810 pronave te Liqeni
Njoftimi behet nga zyrat qendrore te hipotekes dhe prek 28810 pasuri te paluajtshme te regjistruara. Ne vijim te ndertimit te Sistemit te Ri te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ZQRPP njofton se ka filluar Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar te Pasurive te Paluajtshme per zonen kadastrale Nr.8270 te qytetit te Tiranes. Ky afishim behet ne territorin e zones kadastrale Nr.8280 saktesisht prane Fakultetit te Gjeologji-Miniera Tirane. Periudha e Afishimit Publik do te vazhdoje 45 dite kalendarike dhe fillon sot. Sipas njoftimit behet fjale per pasurite ne nje nder zonat me te lakmuara te qytetit ate te parku i Liqenit Artificial. Sipas hipotekes te gjitha subjektet private dhe shteterore qe kane te drejta pronesie ose te drejta te tjera reale mbi pasurite e paluajtshme ne kete zone jane te ftuar te verifikojne Regjistrimin Fillestar te pasurive te tyre. Ne kete faze te ketij procesi eshte i rendesishem bashkepunimi i ngushte i te gjithe personave qe kane te drejte mbi pasurine me ekspertet duke verifikuar te dhenat ne listat e afishuara. Ne rast se gjate kesaj faze konstatohen mangesi ne informacionin e afishuar atehere pronari si dhe personat qe kane interesa te tjera mbi pasurine duhet te bejne plotesimet e nevojshme dhe ti paraqesin vete ato brenda afatit te afishimit publik ne ambientin e afishimit prane specialisteve te ngarkuar me kete detyre te Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te Tiranes. Hipoteka njofton se te gjitha pretendimet do te shqyrtohen dhe do te paraqiten ne listat e afishuara brenda periudhes se Afishimit Publik. I gjithe procesi eshte falas. Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar te Pasurive te Paluajtshme mund te shihet edhe ne faqen zyrtare te internetit te ZRPP-se.