Femije pergjysme

Rei dhe Gjergji jane dy vellezer te cilet vuajne te njejten mungese ate te dashurise prinderore. Kushtet ekonomike por edhe ato sociale e kane detyruar nenen e tyre qe tia besoje dy femijet 4 dhe 2 vjec Shtepise se Femijes ne Vlore. Femijet nga Saranda jane transferuar ne Vlore ne kontraten e te ciles jane perkufizuar jetime social apo sic perdoret rendom ne ambientet e brendshme me interesim.
Nje nga kujdestaret Mira Canaj thote se sidomos Rei qe eshte me i rritur e ndien teper mungesen e nenes dhe cdo dite kujton kujdestaret kur eshte neser pasi do me marri mami. Fillimi ka qene i veshtire per te. Ishte i stresuar ndersa qetesimi erdhi dalengadale.
Olta Ganaj drejtoreshe e Shtepise se Femijes Vlore thote se per vitin 2010 numri i femijeve ne interesim ka qene ne rritje. Nje gje e tille eshte shkak i gjendjes ekonomike-sociale te ketyre familjeve. Mamate kryesisht te reja te pamartuara nuk kane mundesi ekonomike ne familjet e tyre qe ti mbajne keta femije e per kete arsye ata lihen ne kujdestari te shtepise se femijes. Kane nje orar vizitash nje numer vizitash te percaktuara qe keto familje bejne me institucionin.
Shumica jane nena beqare te reja te pamartuara por ka edhe familje qe kane veshtiresi ekonomike ku njeri nga prinderit ka probleme te shendetit dhe per kete arsye kane zgjedhur mundesine e rritjes se femijes prane ketij institucioni.
Ne dokumentet qe ata paraqesin eshte edhe nje deklarate noteriale ku shprehin deshiren e tyre qe keta femije te rriten ne nje kohe te kufizuar prane Shtepise se Femijes derisa gjendja e tyre social-ekonomike te ndryshoje disi dhe ata ti marrin perseri ne shtepi.
Aktualisht kete fillim viti ka nje rritje te ketyre femijeve por gjithashtu ka nje lloj balance ndermjet femijeve qe jane ne interesim nga prinderit dhe ata jetime ku keta te fundit vijojne me pas procedurat per biresim.
Kerkesat per biresim
Ganaj thote se ne lidhjet qe kemi me komitetin e biresimeve njoftohemi se ka nje liste te gjate pritjeje te cifteve qe kane nje martese prej 20-30 vjetesh dhe nuk kane femije biologjike. Ata presin mbarimin e te gjitha procedurave ne menyre qe me pas te mund te biresojne nje femije.
Realisht keto dy vitet e fundit biresimet ne kete institucion jane bere te gjitha nga ciftet shqiptare. iftet e huaja kane bere kerkesa por procedurat e tyre jane edhe me te zgjatura duke pasur parasysh nje sere faktoresh si p.sh qe nuk ndodhen ne shtetin shqiptar u behen nje sere trajtimesh psiko-sociale nga psikologe punonjes sociale te ketyre shoqatave qe merren me biresimet etj.
Procedurat e tyre zgjasin me shume pasi biresimi i nje femije jashte shtetit eshte nje procedure akoma me e zgjatur per faktin qe duhet marre miratimi qe kjo familje eshte ne rregull per te biresuar nje femije nga shteti yne. Ndersa per ciftet shqiptare si procedure eshte pak me e shkurtuar pasi iu jepet perparesi dhe dhenia e ketyre femijeve nuk vonon.
Me i vogli
Femija me i vogel ne Shtepine e Femijes eshte nje foshnje dicka me teper se dyjaveshe. Foshnja kaloi nga materniteti nen kujdestarine e institucionit tjeter me deshiren e nenes duke nenshkruar edhe dokumentet per kete kujdestari.
Femije ne interesim
Jane 10 femije te tille te lene ne interesim ku nenat vijne dhe i takojne ne data te caktuara. Prane Shtepise se Femijes ne Vlore pohojne se prej 2010-s eshte vene re nje shtim i numrit te femijeve qe sillen ne shtepine e foshnjes pasi kushtet ekonomike jane te renduara apo per shkak te mentalitetit. Femijet kane nenat te cilat ne shumicen e rasteve jane te pamartuara dhe nuk kane kushte te mbajne femijet e tyre. Por jo rralle i druhen edhe paragjykimeve te shoqerise pasi u duhet te rrisin femije qe i kane lindur jashte martese fakt ky i papranuar ende ne shoqerine shqiptare.