E Diel, 1 Nëntor 2026

Raportet e Stas-it Kur punonin te benin pjese te sherbimit tone albanologet

/ /

Pjesa e dokumenteve te Stas-it per Shqiperine qe publikuam numrin e kaluar u perkiste raporteve sekrete te siguruara gjate  veprimtarive politike dypaleshe. Rrjeti i zbulimit gjerman duke iu referuar burimeve nga Tirana informonte ne vitin 1980 se shqiptaret jetojne ne kushte primitive dhe vendi eshte i mbushur me bunkere. Sipas materialeve te zbuluara se fundi Sigurimi gjermano-lindor ka pasur objekt vezhgimi shoqaten e miqesise shqiptaro-gjermane dhe ka konfirmuar elemente terroriste e agjente te huaj ne radhet e saj. Te tjera mistere zbardhen ne dokumentet e Stas-it per Shqiperine...

Shoqata e miqve te Shqiperise DAFG ka luajtur rol shume te rendesishem ne marredheniet midis dy vendeve. Ne krijimin e saj shoqata ka pasur influenca ideologjike qe megjithese te majta shiheshin me dyshim nga RDGJ dhe survejoheshin nga Stas-i. Ne dokumentet e Stas-it Shoqata e miqesise shqiptaro-gjermane DAFG shfaqet ne sektorin kunder terrorizmit dhe atij kunder spiunazhit. Survejimi i DAFG si objekt armiqesor ka filluar per te zbuluar dhe eliminuar aktivitetet subvensive te DAFG kunder DDR dhe vendeve te tjera socialiste. Keshtu ne nje dokument te 22.1.82 behet fjale per nje vendim te Ministrise se Brendshme ne Berlin per zbulimin dhe eliminimin e aktiviteteve subvensive te DAFG. DAFG shkruhet ne te eshte nje organizate e krijuar nga pseudorevolucionare te  Partise Komuniste gjermane. Po survejimi i DAFG kishte filluar vite me pare.
Te degjoje Radio Tiranen
Ne vitet shtatedhjete Radio Tirana transmetonte dy here ne jave programe ne gjuhen gjermane per te shperndare idete e komunizmit shqiptar. fare ndodhte me ata qe degjonin Radio Tiranen ne Gjermanine Lindore
Te dashur degjues te Radio Tiranes
Ju falenderojme perzemersisht per letrat tuaja. Ne jemi te interesuar te marrim lajme se degjohemi. Ju lutem vazhdoni te degjoni programet tona dhe te na informoni cilat materiale ju interesojne me shume. Na shkruani ju lutem edhe nese keni verejtje per emisionet tona. Edhe nje here ju faleminderit
Me pershendetje te perzemerta
Radio Tirana
Nje leter te tille Radio Tirana ia dergonte ne maj te vitit 1975 nje degjuesi banor te RDGJ ish-Gjermanise Lindore. Per fat te keq kjo leter nuk ka mberritur kurre tek degjuesi sepse ka rene ne duart e Sigurimit te Shtetit gjermano-lindor Stasi-t. Stasi survejonte prej kohesh qytetaret qe degjonin Radio Tiranen ose merrnin materiale propagandistike nga Shqiperia. Sot dokumenti mban numrin 19933 dhe ndodhet ne arkivat e Stasi-t. Se bashku me dy dokumente te tjera qe tregojne cfare ka ndodhur me dy banore te RDGJ Gjermanise Lindore te cilet degjonin Radio Tiranen. Dokumenti me numer 15137 i Sektorit qendror te ministrise se sigurimit MfS Sektori qendror IX ka te beje me  Straftaten gegen die staatliche und ffentliche Ordnung Dokumenti na njeh me nje proces gjyqesor te zhvilluar me 28 prill 1981 kunder nje njeriu qe kish lindur ne vitin 1953 ne Magdeburg me profesion axhustator. Ai nuk eshte denuar por vetem hetuar nen akuzen se I akuzuari X degjon qe prej 10 vjetesh me kembengulje programet ne gjuhen gjermane te Radio Tiranes dhe identifikohet gjithnje e me shume me permbajtjen e ketyre programeve te cilat drejtohen kunder shteteve socialiste. X-i ka vizituar per here te pare Ambasaden Shqiptare ne kryeqytetin e DDR RDGJ ne vitin 1977 dhe qe prej atehere e deri tani ka qene 24 here gjithsej ne kete ambasade ku ka marre materiale te bollshme agjitative dhe propagandistike. Ne nentor te 1978-s ai u njoh ne Ambasaden Shqiptare ne Berlin me nje person nga Berlini Perendimor le ta quajme Y i cili ndodhej po ashtu ne ambasade. Ai eshte takuar me te tri here njera pas tjetres ne Berlin dhe Magdeburg. Nepermjet Y i akuzuari u njoh ne vitin 1979 me nje qytetare te Gjermanise Perendimore me emrin... le ta quajme Z me te cilen pati dy takime personale ne Magdeburg. Te dy personat i mbushen mendjen X-it per ceshtjen e Partise Komuniste Gjermane e reformuar krahu marksist leninist KPD/ML dhe i kerkuan qe te merrte pjese ne aktivitetet qe zhvilloheshin ne Gjermanine Lindore per publikimin e materialeve te kesaj partie. Duke iu pergjigjur ketyre kerkesave i akuzuari ka shperndare nga vera e vitit 1978 deri ne vere te 1980-s numrat e marra me poste te gazetes Roter Morgen- Mengjesi i kuq duke ua derguar ato te adresuarve ne Magdeburg Karl Marx Stadt Rostock dhe Gera si dhe ne UDSSR dhe Kube. Adresat ku duhet ti dergonte i ka nxjerre nga gazetat dhe revistat gjermano-lindore. Ne posten qe dergonte ai vendoste pjeserisht materiale propagandistike shqiptare. Meqenese i akuzuari qe prej veres se vitit 1980 per arsye qe ai vete nuk i di nuk ka marre me materiale ka filluar te shkruaje me makine shkrimi shkrimet e veta ne te cilat ka share marredheniet shoqerore ne Gjermanine Lindore. Duke pasur si qellim te fitoje sa me shume simpatizante per Partine Komuniste gjermane te Reformuar KPD/ML ai ka zhvilluar qe nga viti 1978 biseda me njerez te fisit dhe kolege pune te cilet nuk i kane pranuar theniet e tij. Gjate kontrollit te shtepise X ju gjeten nje seri shkrimesh sharese. Edhe nje shtepi eshte kontrolluar. Ne te jane gjetur letra te shkruara per tu nisur drejt Radio Tiranes. Gjate kontrollit te kesaj shtepie jane gjetur po ashtu kopje te emisioneve te kesaj radioje. Keto na i tregon nje tjeter dokument ne te cilin behet fjale per hetimet qe jane kryer kunder nje personi te karakterizuar nga Stasi si brutal. Dokumenti ben fjale per nje person le ta quajme Zh lindur ne qytetin Karl Marx me profesion morsist. Zh. ka vendosur ne vitin 1975 lidhje me Radio Tiranen dhe ka derguar 30 letra ne kete radio. Letrat kane pasur permbajtje pjeserisht urrejtjenxitese kunder vendeve socialiste. Permbajtja e letrave eshte identike me pikepamjet politike te Partise Komuniste gjermane te reformuar KPD/ML dhe me permbajtjen e materialeve qe shperndahen ne Gjermanine Lindore nga Ambasada Shqiptare dhe ajo kineze. Personi ndodhet nen hetim. Nen hetim ka qene edhe nje person tjeter le ta quajme Xh i cili eshte arrestuar me 10.11. 1978. Ne nje dokument te shkruar me dore dhe jo makine shkrimi lexojme Im EV wurde bekannt das..... Anfang 1975 verbindungen zum albanischen Rundfunksenders Radio Tirana aufgenommen hat.  Sipas te dhenave te veta Zh ka degjuar rastesisht nga fundi i 1974-s dhe fillimi i 1975-s nje program te Radio Tiranes dhe ka pare se tezat e perhapura kunder zhvillimeve shoqerore ne vendet socialiste perputhen me pikepamjet e tij. Deri ne diten e arrestimit Zh. i ka derguar 75 letra Radio Tiranes ne te cilat ka shprehur qendrimin e tij ideologjiko-politik dhe eshte lutur per informacione mbi jeten politike dhe shoqerore ne Shqiperi. Mbi permbajtjen e programeve ne gjuhen gjermane te Radio Tiranes do ju njohim ne emisionin tjeter.
Qasja shqiptare per ceshtjen gjermane
Shqiperia sheh tek RDGJ nje faktor paqeje ne Europe edhe ne bote dhe do te radhitet ne krah te saj edhe ne te ardhmen. Me kete fjali kane reaguar komunistet shqiptare ne ceshtjen gjermano-gjermane. Nga seria fare permbajne dosjet e ish-sigurimit gjerman per Shqiperine do pergjigjemi te kthejme pergjigje ndaj pyetjes fare qendrimi kane mbajtur komunistet shqiptare ne ceshtjen gjermano-gjermane Per te kuptuar cfare qendrimi kane mbajtur komunistet shqiptare ndaj ceshtjes gjermano-gjermane pak para zgjidhjes se saj do te perqendrohemi tek raportet qe ministria e sigurimit te shtetit gjermano-lindor Stasi ka shkruar mbi viziten ne Shqiperi te ministrit te Jashtem gjermano-lindor Oskar Fisher ne muajin qershor te vitit 1989. Ministri Fischer viziton Shqiperine me 19 deri 21 qershor 1989. Dy dite pas perfundimit te vizites me 23 qershor ne sektorin X te Ministrise se Sigurimit sektori qe merrej me marredheniet me jashte mberrin raporti mbi viziten. Raporti qe mban numrin 1293 eshte perpiluar nga Siegfried Krber drejtor i sektorit per Europen Juglindore ne Ministrine e Jashtme. Por para se te niset per ne ministrine e sigurimit raporti ka marre aprovimin nga Axen - sekretar i Kom. Qendror Oskar Fischer -minister i Jashtem dhe Sieber drejtor i Sektorit per marredheniet nderkombetare. Periudha per te cilen po flasim karakterizohet per Shqiperine tek kerkimi i partnereve qe do e ndihmojne ekonomikisht ndersa tek funksionaret e RDGJ ndihet nevoja e mbeshtetesve ideologjike nder te tjera edhe ne ceshtjen gjermano-gjermane. Vizita e ministrit Fischer eshte bere me ftese te ministrit te Jashtem shqiptar Reiz Malile shkruhet ne fillim te raportit. Ministri u prit nga Ramiz Alia Sekretar i pare i Partise se Punes dhe kryetar i Presidiumit te Asamblese Kombetare me te cilin u zhvillua nje bisede e gjere. Shqiperia sheh ne ekzistencen e RDGJ nje faktor paqeje ne Europe dhe bote dhe do te radhitet edhe ne te ardhmen ne krah te saj.  Dogmatizmin e shqiptareve e tregon shume mire ne raport nje citat i kryetarit te Keshillit te Ministrave Adil arcani. Shqiperia eshte ne gjendje stabile. Partia dhe qeveria jane te bindura se riprodhimi i zgjeruar qe synohet te arrihet duhet lidhur ne menyre dialektike me nivelin e jeteses se njerezve. Ministri Fischer ka takuar ne Tirane kryetarin e komisionit te perbashket per bashkepunimin ekonomik dhe shkencor Fadil Hoxha. Me Shane Korbecin theksohet se duhen rritur ndihmat per Shqiperine. Darka zyrtare me anetarin e Byrose Politike Pali Miska dhe ministrat e tjere permendet vetem si aktivitet. Nga darka nuk jane mbajtur shenime mbi permbajtjen e bisedimeve. Me detaje raporti permban takimin e ministrit te Jashtem gjerman me ate shqiptar. Keshtu ministri Fischer shpjegoi lindjen dhe zhvillimin e shtetit socialist gjerman nen kushtet specifike te konfrontimit midis socializmit dhe imperializmit ne Europe. Reis Malile Shqiperia vlereson si ngjarje shume te rendesishme 40 vjetorin e RDGJ. Udheheqja e partise dhe shtetit shqiptar me gjithe ulje-ngritjet e marredhenieve ka ndjekur vazhdimisht me interes zhvillimet ne RDGJ dhe ka nderhyre aktivisht per influencimin e barabarte ne marredheniet nderkombetare. Per Shqiperine kjo ka qene gjithnje ceshtje principi. Dhe me tutje Shqiperia respekton veprimtarite e RDGJ dhe vlereson kontributin e saj per sigurimin e paqes carmatimin dhe ctensionimin sidomos ne Europe. Duke folur per ceshtjet nderkombetare Fischer theksoi se RDGJ e sheh sigurimin e paqes si kushtin kryesor per ndertimin e socializmit. Prandaj eshte per kontrollimin e armatimeve sipas principit te barazise dhe sigurise te barabarte. Shtetet e paktit te Varshaves kane programe konkrete per kete. Nepermjet njeanshmerise NATO-ja ka dhene shembullin e vet. Superioritet ushtarak mbi socializmin nuk do lejohet. Per marredheniet midis RDGJ dhe RFGJ ministri gjermano-lindor ka shpjeguar ne Shqiperi se synohet qe ne token gjermane te mos kete me luftera por te sundoje paqja. Marredheniet zhvillohen mire nese te dyja palet kuptojne se kane te bejne me marredhenie midis dy shteteve sovrane te pavarura nga njera-tjetra. Keto realitete jane pjese perberese e ekuilibrave politiko-strategjike. Perpjekjet per ta ndryshuar kete jane loje me zjarrin. Ministri Malile shkruhet ne raport aprovoi prezantimin e ministrit Fischer mbi rolin e dy shteteve dhe theksoi se perendimi nuk do qe te pranoje ekzistencen e nje shteti socialist gjerman. Ringjallja e forcave neonaziste ne RFGJ ka rritur shqetesimet ne Shqiperi. Ne marredheniet e Shqiperise me RFGJ jane vendosur dy vitet e fundit bazat per zhvillime pozitive. Fjalet e Oskar Fisherit shkruan raporti u moren si interpretime autentike te qendrimit te RDGJ per te ashtuquajturen ceshtje gjermane mbas vizites se Gensherit ne Shqiperi. Shoku Malile shpjegoi se edhe Shqiperia e sheh forcimin e socializmit ne vendin e vet si kontribut te rendesishem per sigurimin e paqes. Prandaj Shqiperia lufton per perfundimin e shpejte te armatosjes ne bote. Ajo eshte e shqetesuar per perqendrimin e forcave ushtarake ne Mesdhe. Situata ne Poloni dhe Hungari prek ceshtje te ndjeshme te zhvillimeve te ardhshme ne Europe. Per keto zhvillime ekziston shqetesim i madh. Ne fund raporti veren se vizita e pare e ministrit te Jashtem te RDGJ ne RPSSH do te hape nje etape te re ne marredheniet midis dy vendeve. Ne kembimin e bisedave u reflektua nje mase e madhe pikepamjesh te njejta. Ne te njejten fryme zhvillohet dhe biseda me Ramiz Aline. Por ne raportin mbi takimin e ministrit Fischer me Ramiz Aline do nxjerrim ne pah perpjekjet per krijimin e nje fronti te perbashket komunistesh shqiptare dhe gjermano-lindore.
Stasit i kane interesuar albanologet
Ish-Sigurimi gjermano-lindor ka treguar interes per Kongresin e Gjuhes Shqipe te zhvilluar me 7 dhe 8 dhjetor 1984 ne Tirane. Sipas dokumenteve qe ndodhen ne arkiva Stasit nuk i ka interesuar permbajtja dhe qellimi i kongresit por vetem pjesemarresit ne te nje pjese e te cileve ishin albanologe te shquar qe vinin nga Gjermania Lindore ose ajo Perendimore. Sipas dokumentit 22854 te sektorit qe merrej me kunderspiunazhin ne Ministrine e Sigurimit te RDGJ major Ditrich ka marre raportin mbi Kongresin e Gjuhes nga bashkepunetori me pseudonimin doktor. Bashkepunetori ka qene nje GMS qe do te thote se ka qene bashkepunetor shoqeror i Sigurimit nje lloj i vecante bashkepunetori jozyrtar te cilet kane filluar te regjistrohen pas vitit 1968. Dokumenti quhet Kongresi per Problemet e gjuhes shqipe me 7 dhe 8 dhjetor 1984 ne Tirane. Ne te shkruhet Sherbimit tone i eshte bere jo-zyrtarisht e ditur se Kongresi zhvillohet nen kujdesin e gruas se Enver Hoxhes dhe duhet te gjeje pasqyrim te zgjeruar ne shtypin shqiptar. Ne Kongres i cili kishte ne rend te dites ceshtje te transformimit te gjuhes ortografise dhe gramatikes merrnin pjese 300 shqiptare. Ata ishin pervecse gjuhetare te Akademise se Shkencave dhe Universitetit te Tiranes edhe njerez te kultures dhe shkences. Pervec tyre ne kongres merrnin pjese edhe Dr. Kteritz Dr. Keteric gjuhetare krahasues nga Gjermania Perendimore. Po nga Gjermania Perendimore ishte ftuar edhe nje albanolog tjeter i cili nuk erdhi ne kongres. Po ashtu pjese merrte nje albanolog nga Suedia kater italiane nder te cilet nje fare Dr. Alti Mari nje francez dhe nje greke me origjine shqiptare. I ftuar po ashtu ishte nje shkencetar jugosllav i cili per arsye qe nuk dihen nuk mori pjese ne kongres. Gjuhetare bullgare nuk u ftuan. Nje diplomat i Ambasades Bullgare ne Tirane tregoi pakenaqesi te madhe sepse Republika Popullore e Bullgarise eshte perpjekur kohet e fundit per permiresimin e marredhenieve me Shqiperine. Ne Kongres moren fjalen kater shkencetare te huaj Dr. Keteric Dr. Alti Mari nje gjuhetar nga RDGJ dhe nje francez. Me pas raporti tregon per cfare eshte folur neper korridore. Per shembull ne nje nga pasazhet lexohet Prof. Ryda nga Akademia Shqiptare e Shkencave me tha se Prof. Irmscher Irmsher nga Akademia e Shkencave te Gjermanise Lindore RDGJ do te marre se shpejti nje ftese per te marre pjese ne nje kolegjium gjuhe ne Tirane. Tema nuk eshte bere e njohur. Ryda me tha po ashtu se Akademia e Shkencave te Gjermanise Lindore eshte e gatshme te ndihmoje Akademine Shqiptare te Shkencave ASHSH per perpunimin e nje gramatike per mesimin e gjuhes shqipe. ASHSH eshte cdo kohe e gatshme te konsultohet. Me pas shkruhet Ne nje diskutim me nje fare Prof. Buda mbase nga Akademia Shqiptare e Shkencave u be e njohur se Shqiperia ka bere plane per te zgjeruar mesimin e gjuhes gjermane. Gjermanishtja do te futet si gjuhe e huaj ne shkolla. Jo zyrtarisht thuhet se Shqiperia do ti drejtohet Gjermanise Perendimore RFGJ nese nuk merr ndihmen e duhur nga Gjermania Lindore. Gjuhetari nga Gjermania Perendimore Dr. Keteric i ka thene pales shqiptare se nese marredheniet diplomatike midis dy vendeve fqinje rifillojne atehere do te kishte qene mire sikur postin e ambasadorit ta merrte albanologu Dr. Schmid nga Universiteti i Freiburgut meqenese ai zoteron mire gjuhen shqipe. Nje rol te vecante shkruhet ne raport per parapergatitjen e marredhenieve diplomatike midis RPSSH dhe RFGJ Gjermanise perendimore ka luajtur nje fare Prof. Knoblauch Knoblau i cili eshte me prejardhje nga Gjermania Lindore por aktualisht ka dy nenshtetesi ate gjermano-perendimore dhe ate austriake. Ai duhet te kete bere pune te madhe per ngritjen e turizmit ne Shqiperi. Dr. Kteric tha po ashtu se kongresi tregon se Shqiperia ne nje fare mase eshte e gatshme te hapet ndaj vendeve te tjera. Jo zyrtarisht u tha se mikpritja ishte shume e madhe. Pjesemarresit e kongresit mund te porosisnin ne hotel cfare te donin dhe pagesa i kalonte pales shqiptare. Pervec kesaj diten e fundit te kongresit pjesemarresit te pakten ata qe vinin nga jashte moren 100 leke. Raporti perfundon me burimi duhet ruajtur patjeter.                                                       vijon neser...

AIDA CAMA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›