Verifikim vendimit për "Top Channel"
Ministri i ri i Ekonomisë e cilësoi shqetësuese situatën e krijuar nga vendimi i fundit i paraardhësit të tij, Genc Ruli, që prish në mënyrë të njëanshme kontratën e qirasë mes Ministrisë së Ekonomisë dhe "Top Channel" për ambientet tek ish-ekspozita "Shqipëria Sot".
Dritan Prifti u shpreh se ishte njohur me faktet vetëm nëpërmjet medias dhe se shumë shpejt do ta shqyrtojë me hollësi vendimin e paraardhësit të tij, Ruli.
"Unë jam informuar nëpërmjet medias se ministria ka prishur një kontratë me "Top Channel". Nuk kam kohë që të shoh të vërtetën e fakteve, por nëse pretendimi qëndron, atëherë kjo është shumë shqetësuese. Por unë rezervoj të drejtën për të verifikuar me hollësi vendimi dhe shumë shpejt të vi te "Top Channel" me një përgjigje të saktë", u shpreh Prifti.
Në datën 14 shtator, Genc Ruli, në ditën e fundit të mandatit të tij si ministër i Ekonomisë dhe Tregtisë, urdhëroi pa paralajmërim dhe në mënyrë të njëanshme ndërprerjen e kontratës me "Top Channel", edhe pse kushtet e investimit të parashikuara në kontratën e qirasë me ministrinë, "Top Channel" i ka tejkaluar.
Zoti Ruli ka pasur të dokumentuar në tryezën e tij, se "Top Channel" i ka tejkaluar detyrimet që i vendos kontrata për të investuar me 2.5 herë dhe ato të punësimit me 5 herë, që vërtetojnë zbatimin me rigorozitet të ligjit dhe për të cilin "Top Channel" kërkon të zbatohet po në mënyrë rigoroze dhe të drejtë.
"Në qoftë se kjo që thoni ju është e vërtetë, atëherë është shumë shqetësuese. Por mua më duhet të verifikoj faktet. Me të verifikuar faktet, brenda pak ditësh do të kemi një qëndrim tonin në lidhje me këtë çështje", theksoi Prifti.
Hapat
Vendimi i Rulit është marrë në datën 14 shtator, pikërisht ditën kur u dekretua nga Presidenti i Republikës, jo më si ministër i Ekonomisë, por si ministër i Bujqësisë. Në letrën ku njoftohet zgjidhja e njëanshme e kontratës, Ruli thotë se toka ku ndodhet ndërtesa e ish-ekspozitës "Shqipëria Sot" është privatizuar në datën 9 shtator, pra vetëm një javë më parë.
Në letrën drejtuar "Top Channel", ministri Ruli rendit disa ligje, ku ish-ministria e tij e Ekonomisë i është referuar vendimit për zgjidhjen e kontratës. Por në të nuk thuhet asgjë për kushtet ligjore të kontratës mes ministrisë dhe shoqërisë "Top Channel", të cilave televizioni u është përmbajtur jo vetëm me rigorozitet, por duke i tejkaluar me disa herë planet e investimit.
Sipas kontratës së qirasë, që nis në vitin 2005 dhe duhet të përfundojë me të drejtë rinovimi vetëm në vitin 2025, "Top Channel" ka tejkaluar deri tani me 5 herë më shumë kushtin e punësimit. Edhe plani i investimit është tejkaluar 2.5 herë nga sa parathuhet në kontratë, duke e kthyer godinën e vjetër të ish-ekspozitës "Shqipëria Sot" në ekspozitën e kulturës dhe artit të së ardhmes.