E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Aksioni në Veri, nuk do pengohet nga kriminelët

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë sot disa detaje rreth planit operacional për funksionalizimin e plotë të kontrollit në vendkalimet kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës. Sipas tij Qeveria, së bashku me Zyrën Civile Ndërkombëtare ka përpiluar një udhërrëfyes të qartë për normalizimin e jetës dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë.

“Funksionalizimi i tyre do të bëhet duke iu nënshtruar disa rregullave strikte. KFOR-i do të operojë në pajtueshmëri me mandatin e tij. Autoritetet e Kosovës do të kenë autoritetin komandues, ekzekutiv. Policia e Kosovës, doganat dhe EULEX-i do ta kenë në dispozicion personelin dhe resurset për kryerjen e kontrolleve”, ka shpjeguar kryeministri Thaçi.
 

Ai ka ripërsëritur vendosmërinë e tij se veprimet që do të ndërmerren në ditët në vijim nuk do të mund të pengohen nga strukturat kriminale që mbajnë peng veriun e Kosovës tashti e 12 vjet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›