E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu i Mitrovicës trajtohet ndaras Planit Ahtisaari

Qeveria e Kosovës i ka vënë detyrë vetes që me Zyrën Ndërkombëtare Civile (ICO) t’i plotësojnë detyrat e papërmbushura që dalin nga Plani i presidentit Martti Ahtisaari. Ka një përjashtim këtu – Mitrovica e ndarë etnikisht do të trajtohet ndaras.

“Detyrat me prioritet për Qeverinë që dalin prej propozimit gjithëpërfshirës” është emërtimi i shtegut të dytë dhe të fundit, i identifikuar nga Grupi Ndërkombëtar Drejtues, në një strategji për përmbyllje të pavarësisë së mbikëqyrur, shkruan sot gazeta Koha Ditore. “Çështja e Mitrovicës së veriut do të adresohet ndaras”, thuhet në një dokument, të cilin e ka siguruar kjo e përditshme, të hartuar nga Qeveria dhe ICO-ja.

Neni 13 i Propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, i njohur si Plani Ahtisaari, flet për Mitrovicën, qytetin e ndarë etnikisht nga lumi Ibër – jugu i banuar nga shqiptarë dhe veriu nga serbë. Në të thuhet se, në territorin e Komunës aktuale të Mitrovicës do të themelohen dy komuna të reja, Mitrovicë Veri dhe Mitrovicë Jug. Parashihej të krijohet një Bord i Përbashkët i komunave të Mitrovicës Veri dhe Mitrovicës Jug, i cili do të zhvillonte bashkëpunim funksional në fushat e kompetencave të tyre, sipas marrëveshjes mes vetë komunave.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›