189 të vdekur nga vala e acarit në Evropë

Numri i të vdekurve nga acari i ftohtë siberian, që e ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës Lindore, ka arritur në 189 persona.
Në Rumani një foshnje ka vdekur në një shtëpi pa ngrohje, ndërsa nëntë fëmijë janë marrë në përkujdesje.
Në pjesën veriore të Sllovakisë temperatura kishte arritur në minus 37 gradë Celsius.
Numër më i madh i të vdekurve, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar në Ukrainë, ku vdiqën 38 persona, kështu që numri i tërësishëm i të vdekurve nga moti i ftoftë arriti në 101.
Por edhe në vende si Rumania, Polonia, Çekia dhe Sllovakia ka pasur viktima nga i ftohti. Edhe në Gjermani dhe Austri ditët e kaluara humbën jetën nga ngrirja katër vetë.
Moti me temperatura të ulëta nuk pritet të ndryshojë as ditët e ardhshme.